Një shtetas izraelit është dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, shtetasi izraelit Nikita G. i ka marrë motorin një shoku të tij shqiptar, si edhe nuk ka paguar qiranë e banesës që përdorte gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Konkretisht, Nikita G. është njohur me shtetasin shqiptar K.F., i cili e ka ndihmuar që të marrë një shtëpi me qira. Pak para largimit nga Shqipëria, Nikita G. i ka kërkuar motorin shtetasit K.F. dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë. Pasi ka biseduar me të në telefon, K.F. ka bërë kallëzim pasi ishte i bindur që Nikita G. e kishte mashtruar dhe se nuk do të kthehej më në Shqipëri.
Policia ka gjetur motorin në Tiranë, i cili përdorej nga një shtetas tjetër. Ky i fundit ka deklaruar se e ka blerë nga një shtetas i huaj. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burg shtetasin Nikita G., në mungesë.
Ai duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore, ndërsa motori i është kthyer pronarit të tij