-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

UNHCR: Kthimi i muslimanëve Rohingya në shtëpitë e tyre të jetë i sigurt

Më të lexuarat

GJENEVË (AA) – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se plani për kthimin e muslimanëve të Arakanit (Rohingya) të arratisur nga Arakani si rezultat i dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe turmat budiste duhet të jetë “përkitazi me standardet ndërkombëtare, i sigurt dhe në bazë vullnetare”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNHCR-së, Andrej Mahecic, në një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë, vlerësoi diskutimin mes zyrtarëve të Mianmarit dhe Bangladeshit gjatë takimit të tyre në kryeqytetin e Nepxhidou, për çështjet logjistike lidhur me kthimin e muslimanëve Rohingya në Mianmar.

Duke thënë se dëshiron që refugjatët muslimanë të Arakanit të kthehen në shtëpitë e tyre me vetëdëshirë, Mahecic shtoi: “Për të mundësuar garantimin e sigurisë së refugjatëve të cilët do të kthehen nga Bangladeshi në Mianmar, jemi të gatshëm të jemi pjesë e bisedimeve dhe të dëgjojmë problemet”.

Ai poashtu theksoi se pas kthimit të muslimanëve të Arakanit në shtëpitë e tyre, do të ekzistojnë shumë vështirësi të cilat duhet tejkaluar dhe vuri në pah se kthimi i muslimanëve duhet të jetë “përkitazi me standardet evropiane, i sigurt dhe në bazë vullnetare”.

Mahecic më tej bëri thirrje që të hetohet gjendja e muslimanëve të cilët aktualisht gjenden në shtetin e Arakanit, të lejohet qasje e papenguar dhe urgjente për të ofruar ndihma humanitare në rajon dhe tha se vazhdojnë ndihmat humanitare në kampet e Bangladeshit.

Në Nepxhidou u diskutua për procesin e kthimit

Zyrtarët e Mianmarit dhe Bangladeshit dje u takuan për të diskutuar mbi planin e kthimit në Arakan të muslimanëve Rohingya.

Në një deklaratë lidhur me takimin e mbajtur në Nepxhidou, Ministri për Mirëqenie Sociale, Ndihmë dhe Banim i Mianmarit, Win Myat Aye, tha se planifikohet që javën e ardhshme të nis procesi i kthimit në Mianmar të muslimanëve të Arakanit të arratisur në Bangladesh.

Spastrimi etnik të muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit të cilët nga 25 gushti i vitit të kaluar kanë ikur në Bangladesh si pasojë e dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe turmat budiste, ka arritur në 655 mijë.

Mendohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e spastrimit etnik nëpërmjet sulmeve sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit