4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Nuk jemi terrorist, mos na merrni në qafë”

Më të lexuarat

Kryefamiljarët Xhevat Mehmeti nga Zarbinca e Bujanocit dhe Qamil Hyseni nga Bresalci, janë të revoltuar me aksionin e fundit të policisë e cila arrestoi djemtë e tyre: Ardian Mehmetin dhe Musli Hysenin. “Nuk jemi marrë kurrë me punë të liga e aq më pak me terrorizëm. Ne nuk po kemi bukë me hëngër e lëre me u marrë me armë siç po na akuzojnë policia”, thotë Xhevat Mehmeti.
Ardian Mehmeti dhe Musli Hyseni janë dy nga të arrestuarit e grupit të fundit të dyshuar për terrorizë, që nga ana e policisë janë arrestuar në lokacione të ndryshme në Prishtinë e Bresalc. Atyre tashmë u janë caktuar nga një muaj paraburgim, derisa familjarët e tyre janë të shqetësuar dhe të befasuar me dyshimet e ngritura, siç thonë, ata të pabaza ndaj tyre, raporton rajonipress.

Kryefamiljari i Ardian Mehmetit, Xhevati, thotë për rajonipress se si mund të quhet terrorist djali i tij kur ai është kapur si student dhe me indeks në dorë.

”Terrorizmi pasha mixhën donë pare e zotësi, e ne si familje nuk i kemi asnjërën”, shprehet ai.

Mehmeti është i bindur se djali i tij po akuzohet pa asnjë fakt.

“Djali im s`ka faj dhe nuk është i përfshirë në punë të këqija. Gjithçka që është shkruar e deklaruar nga policia është e montuar dhe e fryrë për qëllime të dikujt. Djali ishte student në Fakultetin e Studimeve Islame dhe na morën në qafë policia”, shton ai.

Mehmeti, i cili ka prejardhje nga Zarbinca e Bujanocit, por që tani jeton në lagjen “Arbëria” në Gjilan, tha se policia në shtëpinë e tij kanë gjetur vetëm një armë.

“Kanë konfiskuar edhe parfume familjare të grave, me arsyetimin se prej tyre ndërtohen bomba”.

Edhe Qamil Hyseni, babai i Musli Hysenit nga Bresalci, thotë se policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e tyre”.

“Djali im është njeri fetar dhe ka autoritet në Bresalc. Unë i mbajë 13 anëtar të familje dhe vërtet jemi në gjendje të rëndë sociale. Ky proces është fund e krye i montuar dhe dikujt po i shërben për të treguar se Kosova po e lufton gjoja terrorizmin”, shprehet Hyseni. “Terrorizmi dhe puna e fëmijëve tanë janë shumë larg njëra tjetrës”. /RP/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit