Revista-gazeta prestigjioze botërore, The Economist, ka shkruar një artikull në numrin e fundit të saj për gjendjen ekonomike në Kosovë dhe perspektivën e të rinjve në vend.
The Economist shkruan se papunësia sillet rreth 33 për qind, ndërsa të ardhurat për kokë banori janë më të voglat në Europë.
Titulli i shkrimit është “Shërimi i gjatë dhe i ngadalshëm i Kosovës”, por në tekst gjendja paraqitet më shpresëdhënëse.
Economist ka intervistuar disa biznesmenë kosovarë që kanë pasur shumë suksese me prodhimet e tyre.
Ata ankohen për politikat shtetërore, por jo edhe për pamundësinë për të bërë biznes në Kosovë.
Megjithatë vështirësitë e mëdha ekzistojnë për shkak të izolimit të Kosovës.
Gjithashtu, edhe për shkak të disproporcionit në atë se çfarë angazhohet qeveria e Kosovës dhe cilat në të vërtetë janë nevojat e qytetarëve të saj.
“Megjithatë, Kosova ka disa statistika për të cilat duhet të ndjehet mirë; ekonomia e saj ka pësuar rritje prej 3.5 për qind në vitin e kaluar”, shkruan Economist.
“Remitencat nga diaspora mund të jenë një shpëtim për shumë kë, por ato edhe shtrembërojnë ekonominë. Përse të punojë për një rrogë 350 euro, kur dikush ai dërgon të njëjtë shumë pa punuar fare”.
“Shmica e të rinjve duan të dalin jashtë, por biznesmenët e intervistuar nga Economist këmbëngulin se imazhi për Kosovën është më i keq sesa realiteti./kk