0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdoğan: FETO ka grabitur të ardhmen tonë

Më të lexuarat

“FETO ka grabitur të ardhmen tonë me të keqen që u ka bërë fëmijëve të këtij populli. Ka grabitur të ardhmen tonë dhe ka ndarë këtë umet”, është shprehur Erdoğan

 

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim është shprehur se “FETO ka grabitur të ardhmen tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“FETO ka grabitur të ardhmen tonë me të keqen që u ka bërë fëmijëve të këtij populli. Ka grabitur të ardhmen tonë dhe ka ndarë këtë umet”, është shprehur Erdoğan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e 135-vjetorit të themelimit të Universitetit Marmara në Stamboll.

Ndër të tjera Erdoğan ka bërë të ditur se Universiteti Marmara ka mbi 84 mijë studentë dhe 3.277 pedagogë si dhe është një prej universiteteve ku për çdo vit vijnë më shumë se 3 mijë studentë nga 115 shtete të ndryshme, gjë e cila sipas tij tregon forcën përfaqësuese të këtij institucioni.

“Arsimi i lartë është një prej fushave që mund ta shohim si një prej shembujve më të spikatur të reformave historike që Turqia ka vënë në zbatim dhe që ka përjetuar gjatë 15 viteve. Kur ne kemi ardhur në qeveri numri i të rinjve që dëshironin të hynin në universitet ishte i madh, por ishte i vogël numri i atyre që arrinin të hynin. Si pasojë e këtij mosfunksionimi, kishte lindur nevoja për kurse për përgatitje parauniversitare, ku dhe mentaliteti i FETO-s kishte gjetur edhe mundësinë që nëpërmjet këtyre kurseve të mund të rekrutonte nxënësit më të shkëlqyer”, ka theksuar Erdoğan.

Më tej në fjalën e tij presidenti i Turqisë tha: “Udhëzimi im i parë për ministrin e arsimit që vinte në detyrë me ndryshimet e qeverisë për vite ka qenë gjithmonë mbyllja e këtyre kurseve dhe këtë çështje mundëm ta zgjidhnim në rrënjë me ardhjen në detyrë të Nabi Avcı.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit