-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Komandat Hoxha i bashkohet Lëvizjes Islame Bashkohu

Më të lexuarat

Xhezair Shaqiri i njohur me nofkën komandant Hoxha sot edhe zyrtarisht i është bashkuar kauzes dhe radhëve të LËVIZJES ISLAME BASHKOHU.

“Komandant Hoxha i cili është prej komandantëve të rrallë i cili e bëri luftën e nuk e shiti lirinë aderon në LISBA. Komandant Hoxha është shtetas i Kosovës njihet për luftën që bëri ai rreth kauzes fetare dhe kombëtare të popullit shqiptar ku familjarisht ishin nën shenjën armiqësore të regjimit serb. Allahu na begatoftë me të mira na drejtoftë ka e mbara dhe e mira, lusim Allahun ta na jap sukses dhe me ndihmën e tij t’i mposhtim armiqët e muslimanëve dhe armiqët e kombit shqiptar”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Bashkohu.

Xhezair Shaqiri – Hoxha vite me radhë ka qëndruar i strehuar në fshatin Tanushë të Karadakut të Shkupit, duke i`u shmangur një procesi gjyqësor, i cili ishte vlerësuar politikisht i motivuar kundër tij. Hoxha në disa raste ka qenë shënjestër e operacioneve policore për arrestimin e tij në fshatin Tanushë, mirëpo ai i ishte kundërpërgjigjur këtyre aksioneve, duke paralajmëruar se do të ballafaqohej me to edhe përmes armës.

 

Veprimtaria e komandant Hoxhes Xhezair Shaqirit !

Familja Shaqiri në anën e Malsisë së Karadakut kanë qënë pjesmarrës në lëvizjet kombëtare ku ka edhe libra të shkruar për Adem Shaqirin (Demi) xhaxhai i Avdullait i cili ka marrë pjesë edhe në luftën e Grykës Kaçanikut me Idriz Seferin dhe ka qenë kaçak në kohën e pushtimit bugar, ai ka vra disa ushtar bugllar e në vitin 1921 vritet në fshatin Tanush prej xhandarmërisë serbe.
Kulla e Shaqirëve që edhe sot ende qëndron është më e madhja në Karadak dhe ka qënë shtab për atdhetarin e madh kryengritës Idriz Seferin, gjatë kohës që grumbullonte vulnetarë shqiptar kundër trupave të Turgut Pashës.

Në Luftën e Dytë Botërore Avdullai, babaj Xhezës, angazhohej me forcat e Ballit Kombëtar me Tefik Hysen Tërpezen, komandant i ballit kombtar në anën e Moravës Kosovë . Në 1945 në Karadak, Guri Zi, 4 muaj kanë luftuar kundër sllavo-komunistëve, ku Avdullai dallohet si zëvëndës komandant i njësitit ballist. Masi sllavo komunistët e muarën pushtetin, arrestohet babai i Avdullait Bajrami dhe mbahet në burg disa muaj edhe Avdullai.

Xhezairi mbas demostratave të ‘81 në Kosovë, ikën në Zvicër si azilant politik e si shumë të rinj shqiptar të asaj kohe fillon aktivitetin në diasporë me (LPRK) ku njihet me me Sami Demakun, Xhaferr Shatrin , dhe komandantin e babës Hysen Tërpezen ku deri në një ditë e sotme ka kontakte të mira me familjen Tërpeza. Në kuadër të (LPRK) lëvizja për Republikën e Kosovës 1998 kthehet në Rrafshin e Dukagjinit në Junik, Xhicaj, Jasiq në Glloxhan e tjera ku emrohet komandant togu dhe në luftime sidomos në vendin e quajtur Xharë mbi Jasiq apo afër karaullës në jug të Koshares me Dem Malokun nga Juniku 19 vjeçar, len pozicioninet e tyre dhe zënë pritën kollonës të blinduar të ushtrise serbe, që ishin të avancuar në drejtim të mijrave civilëve në Kosovë, ku luftuan me trimëri të rrallë 3 orë deri sa kanë ardhë përforcime të tjera të UÇK-së ku serbët zbrapsën. Edhe më vonë Xhezair Shaqiri qëndron në zonën e Dukagjinit ku formon njësitë për aksione dhe veprim të shpejtë nëpër trojet shqiptare në Maqedoni, ku dhe mediat japin lajme për këto aksione.

Krijon njësitin e policisë ushtarake në Maqedoni që ka arrestuar shumë kriminelë që kanë marr pjesë në masakrat ndaj shqiptarve të Kosovës.

Xhezairi njihej me komandant Agim Ramadanin, dëshmor, Rrustem Berishën, Emrush Xhemajlin shefin e operativës së zonës Dukagjinit, në Tiranë, simbas urdhrit të “Kompjuterit” takohet me Ali Ahmetin e Musa Demirin, Raif Gashin, ku Alija kërkon nga Xhezairi që të kthehet në Maqedoni për të organizuar strukturat të reja të UÇK-së. Në atë kohë u formuan grupet e para të UÇK në Maqedoni. Mund të themi se prej janarit vitit 2000 Tanusha ka qënë zonë e lire, se forcat policore maqedonase nuk kanë pas guxim të futen në fshatin Tanushë ku është bërë edhe organizimi nëpër fshatrat tjerë të Karadakut, Malinë, Brezë, Goshincë etj. Këta fshatra në Tanushë janë organizuar dhe furnizuar me armatim.

Kur është shtruar nevoja për zëdhënës të UÇK-së në trevat shqiptare në Maqedoni edhe pse Ali Ahmeti ka qënë në spitalin e Zvicrës dhe nuk ka pas dijeni se cfarë po prëgatitej në terren, meqë Hoxha kishte të vetmen strukturë të organizuar në terren të Maqedonisë e fjala e tij ishte vendimtare, ai propozon Ali Ahmetin për zëdhënës të UÇK. Në atë kohë, fillim 2001, ka pas 2 togje ushtarësh të organizuar mirë dhe forcat maqedone nuk u futen dot në fshatin Tanushë derisa vonë kur KFOR-i amerikan intervenoj dhe UÇK u tërhoq prej pozicioneve të avancuara në drejtim të bazave të tjera në fshatin Malinë, Brezë, Likovë, Haraçinë, ku Komandant Hoxha me të tjerë komandatë në mënyrë të shkelqyer si të ishin ushtarakë profesionista, kanë vepruar e kryer me shumë suks mobilizimin, kanë krijuar logjistikën e kanë formuar strukturat e reja të UÇK-së nëpër zonat e luftës. Komandant Hoxha është dalluar si instruktor i përgatitur dhe shumë i suksesshëm . Në gjithë këtë aktivitet kombtar të komandant Hoxhës në luftë të Kosovës dhe Maqedoni asnji bashkëluftëtar dhe asnjë armatim nuk i ka ra në dorë të armikut.
Të habit fakti që prej fillim të luftës e mbarim, që nga Tanusha deri në Haraçinë jo vetëm Komandant Hoxha, por asnji komandant nuk gaboj ose tradhtoj. Përkundrazi me unitet e mirëkuptim, me zbatim rigoroz të urdhërave komanduese prej ushtarëve të cilët i donte dhe e donin, punët shkuan shumë mirë dhe për 6 muaj formacionet e UÇK-së arritën t’ju afrohen Shkupit deri në 7 km distancë, çfarë përbënte një sfidë që tronditi qarqet diplomatike europiane se nga dita në ditë pritej që edhe Shkupi mund të binte në duart e shqiptarëve, ndaj ata ndërhynë vendosmërisht në mes të palëve në konflikt për të realizuar armpushimin e Ohrit që ishte më shumë në favor të maqedonasve se sa të shqiptarëve, të cilët si gjithmonë dinë të luftojnë me armë por nuk dinë ti mbrojnë fitoret e luftës dhe avantazhet e saj në fushën e diplomacisë.
Beteja e Haracinës ka qënë një nga më të lavdishmet që zhvilluan forcat e UÇK-së në vitin 2001 e cila udhehiqej nga Komandant Hoxha në bashkëveprim luftarak me Komandant Telin e disa njësi si ai “Skenderbeu” e tjerë. Duhet thënë se këta dy komandantë të shquar ishin në të njëjtën kohë miq dhe e përkrahnin njëri tjetrin si në luftë por edhe në aspekte të tjera.
Në fund të luftës vritet Komandant Teli, bashkëluftëtari më besnik i Komandant Hoxhës, me 5 ushtarë të njësitit, çfarë tronditi opinionin për tradhtinë e madhe që ndodhi ne Gazi Babë të Shkupit pikërisht kur ishte vendosur armëpushimi. Kjo tronditi shumë ushtarët e UÇK-së por edhe banorët e zonave ku kishte luftuar Komandant Teli. Veç një muaj pas kësaj tradhtie, në një atentat të papërgjegjshëm të shtabistëve plagoset e shpëton prej vdekjes Komandant Hoxha- Xhezair Shaqiri, organizatorët e atentatit ishin pikërisht ajo pjesë e shtabistëve që tërë kohën e luftës kanë qëndruar nëpër kafenetë e hotelet e Prizrenit, kur ndërkohë komandantët heroikë të UÇK-së luftonin për jeta e vdekje në llogore në ballë të frontit .
I mjekuar me kujdes të vecantë në një spital amerikan në Kosovë, Komandant Hoxha shërohet dhe pas kësaj, në kushtet e paqes së vëndour më ndërmjetsimin e ndërkombëtareve, i kthehet jetës politike në Maqedoni si deputet për 4 vjet i shqiptarëve në parlamentin maqedon.

Në vazhdim Xhezair Shaqiri- Komandant Hoxha konfliktohet me atë pjesë të forcave politike shqiptare që për hirë të interesave të pushtetit e lanë nën hije zbatimin deri në fund të Marrveshjes së Ohrit, dhe lënies në moszhvillim ekonomik të krahinave e rajoneve ku jetojnë shqiptarët, gjithashtu lënien prej pushtetit në mjerim të shumë ish ushtarë të UÇK-së invalid apo dhe të papunë. Këto konflikte bënë qe ai të mos ishte i sigurt në Shkup dhe u tërhoq në fshatin e tij, tashmë me emër heroik Tanushë, e cila e konsideron veten një territor i lirë ku forcat policore nuk guxojnë të hyjnë. Popullsia e kësaj krahine e lënë në mjerim është shumë e revoltuar si nga qeveria e Maqedonisë por edhe të atyre politikanëve që në koalicion qeverisës janë krejt indiferent për jetën e popullsisë shqiptare që e denigruar nuk ka rrugë tjetër veç të marrë rrugët e mergimit, çfarë realizon platformen e qarqeve ultranacionaliste e shoveniste antishqiptare në Ballkan për zvogëlimin sa të jetë e mundur më shumë të popullsisë shqiptare të cilën e shohin jo si një partnere në zhvillim por si një kërcënim.
Në këto kushte Xhezair Shaqiri- Komandant Hoxha vazhdon të jetë si dje në luftë edhe sot në kushte paqesore dhe integrimi europian, udhëheqës popullor i bashkatdhetarëve të vet, tek të cilët gjen forcë e mbështetje.
Moto e jetës së Xhezair Shaqirit, i mirënjohur nga populli si Komandant Hoxha, është e do të mbetet: Edhe paqja është luftë- Luftë për jetën. Me popullin në luftë e me popullin në paqe!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit