Mësuesja vendosi që këtë herë t’u kërkonte diçka ndryshe nxënësve të saj. Ajo u kërkoi vogëlushëve një kërkesë të thjeshtë për ta:
– “Më bëni ju lutem listën me ato që mendoni se janë 7 mrekullitë e botës“, – tha ajo.
Pjesa më e madhe e nxënësve dhanë këto përgjigje:
- Piramidat e Egjiptit
- Kulla Eiffel
- Muri i madh Kinez
- Kanali i Panamasë
- Koloseu
- Kanioni i Madh
- Taj Mahali
Pasi i mblodhi përgjigjet mësuesja vuri re që një nxënëse nuk e kishte dorëzuar fletën.
Mësuesja e pyeti:
– “Përse vallë nuk më ke dhënë një përgjigje? A nuk po të kujtohej asnjëra nga këto?”
Vogëlushja e sigurtë se nuk kishte bërë asnjë gabim që nuk kishte shkruar asgjë, e pa drejt e në sy dhe i tha:
– “Isha e pavendosur se cilët të fusja në atë listë prej 7 vendesh Mësuese, sepse ka shumë”.
– “Thuaj ndonjërën prej tyre”, – e inkurajoi mësuesja.
Vajza pasi hezitoi për një çast tha:
– “Për mua 7 mrekullitë e botës janë:
Prekja
Shija
Dëgjimi
Shikimi
Buzëqeshja
Dashuria
Ndjenjat…
Në klasë pllakosi një heshtje dhe as miza nuk pipëtinte.
Mësuesja vuri buzën në gaz me zemrën plot, vogëlushja e kishte lënë pa fjalë…
Në jetë mundohemi të kërkojmë për gjëra të mëdha, të jashtëzakonshme dhe që nuk i ka askush. Harrojmë se gjërat e mëdha përbëhen nga ato të voglat, nga ato pa të cilat nuk bëjmë dot.
Ato që na mbushim jetën dhe na bëjmë të ndjejmë gëzimin dhe hidhërimin, dashurinë, adhurimin, shpresën.
Janë ato jetësoret që i marrim si të mirëqena dhe nuk ua dimë vlerën e paçmuar që kanë. Gjithë këto gjëra që nuk i vëmë re më, sepse janë kaq të thjeshta dhe të zakonshme janë Mrekullitë e jetës, ato të vërtetat!
[Burimi: Psikologe.com]