0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Human Rights Watch” denoncon arrestimin e një mendimtari në Saudi: Selman el Aude e ka pësuar për një twett

Më të lexuarat

Human Rights Watch është shprehur së fundi mbi rastin e një arrestimi në Arabinë Saudite, ku fjala është për Selman el Aude, një mendimtar i njohur në botën islame, për të cilin thuhet se u arrestua në shtator, duke qenë në mesin e më shumë se 20 personave të akuzuar për krim kibernetik. Qeveria saudite i përshkoi arrestimet si goditje ndaj “aktiviteteve të inteligjencës … për të mirën e partive të huaja kundër sigurisë së mbretërisë dhe interesave të saj”.

Megjithatë, familja e Audes, beson se ai po mbahet në lidhje me një postim në Twitter të lidhur me Katarin fqinj, me të cilin Arabia Saudite ka prerë të gjitha lidhjet lidhur me akuzat për lidhje me Iranin dhe militantët, sipas HRW.

Aude është mbajtur që atëherë në izolim dhe as i është ngritur ndonjë akuzë e gjithashtu nuk është marrë në pyetje, tha një vëzhgues i organizatës me qendër në Nju Jork.

Mendimtarit thuhet se i është lejuar vetëm një telefonatë në tetor.

Aktivistë sauditë, ata të cilët kanë referuar tek Human Rights Watch për rastin në fjalë, kanë thënë se dhe vëllai i Selman el Audes, Haledi është arrestuar gjithashtu për zbulimin e faktit të arrestit të të vëllait. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit