Siri: Vëllazëria Muslimane formon parti

Më të lexuarat

Vëllazëria Myslimane në Siri pritet të njoftojë formimin e partisë së tyre politike. Krijimi i saj pritet të bëhet publike në Stamboll gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas raporteve në gazetën Shark al-Aswad, Vëllazëria myslimane sirian pritet të emërojë partinë e tyre WAAD, një shkurtim ky për Partinë e Drejtësisë dhe Ligjshmërisë Kombëtare.
Udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane siriane, Ali Al-Sadruddin Bayanuni, tha se Dr Muhamed Walid do të jetë kreu i partisë. Partia do të veprojë në përputhje me rregullat parlamentare. Al-Bayanuni deklaroi se partia do të jetë e hapur për të siguruar lirinë dhe demokracinë për të gjithë popullin sirian. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit