-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Jetoi një herë, u varros dy herë” – tregimi i një gruaje…

Më të lexuarat

Margorie Mccall ka qenë një zonjë irlandeze, që jetonte në qytetin Lugar, me të shoqin, Xhonin dhe me fëmijët e saj, nga fillimi i shekullit të tetëmbëdhjetë.
Një dimër, Margorinë e kaplojnë ethe të rënda ku ajo binte në kllapi të plotë për disa ditë, derisa një ditë nuk zgjohet më.
Njerëzit organizojnë funeralin dhe e varrosin, bashkë me unazën e saj të artë, të cilën nuk mundën t’ia heqin nga gishti i saj i trashë.
Asokohe, ishte përhapur në masa rihapja e varreve dhe vjedhja e sendeve me vlerë, të varrosura bashkë me të vdekurit.
Natën kur u varros Margorie, dy hajdutë vajtën tek varri i saj në kërkim të ndonjë sendi me vlerë. Të dy gati fluturuan nga gazi kur pikasën unazën e artë në gishtin e të vdekurës, e cila vezullonte në dritën e kandilave që mbanin në duar.
U përpoqën t’ia heqin unazën, por gishti i saj i trashë nuk ua mundësoi. Megjithatë, kjo nuk ua shoi shpresat, pasi ishte e paimagjinueshme për ta që ta linin tu ikë një shans i tillë. Mu për këtë, vendosën ti presin gishtin të ndjerës dhe ti marrin unazën.
Ashtu bënë.
Por, në çastin që i prenë gishtin, Margorie hapi sytë dhe lëshoi një piskamë të madhe plot dhimbje e lemeri.
Ulërima e frikshme Margorisë e bëri punën e saj. Hajduti që i preu gishtin u palos në varr i pajetë, sakaq, ai tjetri ia dha vrapit i lebetitur për vdekje. Ishte hera e tij e fundit që hapi një varr.
Ndërkohë, Margorie u ngrit dhe u nis drejt shtëpisë së saj. Me të mbërritur, trokiti në derën e shtëpisë, e cila atë natë ishte e mbushur me të afërm që kishin ardhur për ngushëllime dhe për tu qëndruar pranë familjarëve.
Me të dëgjuar trokitjen e derës, i shoqi i saj, Xhoni, u tha fëmijëve:”Po të ishte nëna juaj gjallë, betohem që kështu do të trokiste!”
Pastaj u ngrit dhe kur hapi derën, pa të shoqen e tij që kishte vdekur, duke qëndruar para tij, me flokë të lëshuar mbi supe, me rroba gjithë pluhur dhe me dorën të mbuluar me gjak.
Xhoni i gjorë, pa bërë zë, e vëzhgoi për disa çaste, pastaj e lëshoi veten përtokë për të mos u ngritur më, vdiq nga tmerri që pa me sy.
Thuhet se të afërmit që kishin ardhur atë natë për ti qëndruar pranë e varrosën në të njëjtin varr që kishte braktisur e shoqja e tij disa orë më parë.
Nga ana tjetër, thueht se Margorie e mori veten, madje thuhet se u martua sërish dhe jetoi e lumtur me fëmijët e nipërit e mbesat, derisa i erdhi vdekja pas shumë vitesh. Këtë herë, të afërmit, e mbajtën në shtëpi disa ditë derisa u siguruan se ka vdekur me të vërtetë. Mandej e varrosën në varreza dhe mbi varrin e saj shkruajtën:”Margorie Maccall … Jetoi një herë … u varros dy herë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit