Kur shumica e njerëzve mendojnë të 60-tat për pension, 64 vjeçari nga Arabia Saudite ka krejt ide të tjetër për pensionin.
Abdulselam Al Abdullah u pensionua nga puna e tij që punonte në kompaninë e naftës dhe vendosi që vitet e pensionit të tij të arrin ëndrrën e jetës së tij: që të përfundojë shkollën e lartë.
Vitin e kaluar, babai i 8 fëmijëve u regjistrua në shkollë. Ai studion së bashku me vajzën e tij. Kur e pyetën a ndihesh ngushtë kur ajo është duke studiuar me vajzën e tij të re ai u shpreh: ”
Jo, është gabim ta mendosh këtë. Fëmijët e mi janë sistemi përkrahës ndaj meje dhe ato më kanë nxitur që ta bëjë këtë”
Ai mendon pasi të përfundojë shkollën e lartë, të vazhdojë studimet në universitet për gazetari.
Në internet është bërë shumë e njohur historia e tij dhe njerëzit po e përgëzojnë për veprimin e tij./KohaIslame.com