-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Misteri i vdekjes së adoleshentes shqiptare, ra nga dritarja apo…? Shoku i saj publikon mesazhin

Më të lexuarat

Një vajzë nga Prishtina, e cila ishte vetëm 16-vjeçe, gjeti tragjikisht vdekjen në Treviso të Italisë, pasi ra nga kati i dytë i ndërtesës ku jetonte.

Sipas mediave italiane, Brikena Mehmeti ndodhej në një gjendje të rrallë somnambulizmi kur ngatërroi dritaren e banjës së shtëpisë në Loria, me derën dhe doli jashtë, shkruan trevisotoday.it.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 Dhjetor. Ajo ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Castelfranco Veneto dhe kishte pak orë që ishte transferuar në Ca’Foncello di Treviso, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në shtyllë kurrizore dhe shpinë.

Sipas “La Tribuna di Treviso”, gjendja e të resë ishte përkeqësuar gjatë orëve të fundit dhe adoleshentja ndërroi jetë.

Brikena jetonte me prindërit e saj dhe dy vëllezër në Ramon. Ajo ishte nxënëse në Institutin Martini të Castelfranco.

Vajza ra nga një lartësi prej katër metra e dhjetë centimetra në rrethana të pashpjegueshme, pasi ishte viktimë e një sulmi të përgjumur që çoi atë të dilte nga dritarja dhe jo nga dera. Kjo është ajo që mendojnë karabinierët, megjithëse ata po hetojnë të gjitha hipotezat.

“Somnambulizëm apo rënie e vullnetshme? Çështja e Brikena Mehmetit, vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare, e cila vdiq më 15 dhjetor pasi u hodh nga dritarja e banjës në Ramon, rihapet. Është gjithashtu një mesazh që i ka dërguar mikut të saj vajza e cila paralajmëronte një gjest të habitshëm”, shkruajnë mediat italiane.

Prokurori i Trevisos ka hapur dosjen e hetimit mbi këtë tragjedi me hipotezën e një krimi për nxitjen e vetëvrasjes, një dyshim qe u shfaq kur u bë e ditur se vajza kishte vdekur dhe nuk kishin elementë për të gjetur shkakun e rënies, shkruan tribunatreviso.gelocal.it.

Ndër hipotezat që ngritën dyshime, po qarkullon në rrethin e miqve të saj, një mesazh i dërguar një shoku i cili, pas asaj që ndodhi, do ta kuptonte ndryshe kontekstin e atyre fjalëve: “nesër do të shohësh” ose “nesër do ta kuptosh” të shkruar disa orë përpara tragjedisë.

Por në lidhje me çfarë? Për këtë nuk ka asnjë detaje, duke marrë parasysh se hetimet janë në proces dhe po hetohen të gjitha hipotezat, pa asnjë përjashtim, duke përfshirë edhe atë të rënies ne kushtet e somnambulizmir. Vajza kishte vuajtur nga kjo gjendje deri në moshën 9-10 vjeçare.

Mësohet se po shqyrtohen te gjitha mesazhet personale të Brikenës, edhe në telefonin celular, të sekuestruar nga policia.

Që nga vdekja e vajzës u bë e njohur edhe një siklet që vajza gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte shprehur në shkollë, duke shpërthyer në lot. Ajo u ankua se ndihej e vetmuar, se nuk e kuptonin. Një problem që mund të konsiderohet normal për një adoleshent si ajo, por a ishte mjaftueshëm për ta shtyrë atë në një gjest ekstrem vetëvrasje?

Dyshimet i shton me tepër edhe dinamika e rënies, ku vajza pasi kishte rënë kishte kërkuar ndihmë, e kjo nuk do te quhej një rënie me vetëdije….

Ndërkohë, më 28 dhjetor u mbajt ceremonia e funeralit të saj, pasi u krye autopsia. Trupi u dërgua në , Prishtinë, vendlindjen e saj, ku anëtarët e familjes e prisnin për t’i dhënë lamtumirën e fundit./ TT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit