1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Milazim Krasniqi ka disa fjalë për lojën që bëhet me muslimanët

Më të lexuarat

Ka goditur profesori Milazim Krasniqi sot me një status të tij, duke e përshkuar gjendjen e muslimenëve në trojet tona. Ai ka shkruar:
“Ka ardhë koha që ne shqiptarët e besimit islam në Kosovë ta kuptojmë lojën, që po bëhet me ne: një palë e nxitë “Islamin politik”, pala tjetër dënon me burg. Një palë thotë po e ndërtojmë xhaminë në Prishtinë, pala tjetër e pengon. Një palë thonë se e përkrahin futjen e edukimit fetar në shkolla, pala tjetër e pengon. Pra, ata luajnë në stilin “polici i mirë” dhe “polici i keq”, ku gjithmonë fiton “polici i keq.” Çka duhet të bëjmë? 1.Duhet të mos u besojmë fjalëve të askujt, po të presim veprat e secilit. 2. Të bëhet një listë reale e nevojave të besimtarëve, me theks te respektimi i lirive fetare dhe të drejtave njerezore. 3. Vetë besimtarët duhet të reformojnë institucionet e veta, duke i liruar nga uzurpizmi, klientelizmi dhe koketimi. T’i aftësojmë që të jenë efikase në vendin ku jetojmë dhe me kohën kur jetojmë.

Mesazhi promocional: në të kundërtën, do të vazhdojmë të jetojmë të çuditur, si çurani, kur i fishkëllojnë për ta vënë në lojë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit