Huxley Dunsany një ish punonjës i Apple ka postuar një grup prej 11 “rregulla për sukses” që ishin bashkangjitur në pjesën e pasme të simbol ID të çdo punonjësi kur ai fillon punën aty.
Business Magazine ju sjell listën e plotë të këtyre rregullave:
1. Shkëputuni nga e vjetra, përfitoni nga e ardhmja
2. Thoni gjithmonë të vërtetën, më mirë të dëgjojmë lajmin e keq tani sesa më vonë.
3. Presim nivelin më të lartë të integritetit, kur keni dyshime, pyesni
4. Mësoni të jeni një biznesmen i mirë, jo vetëm një shitës i mirë
5. Çdokush e fshin dyshemenë
6. Jini profesionistë në stilin, fjalimet dhe mënyrën se si i përcillni gjërat
7. Dëgjojeni konsumatorin, ata gati çdo herë e kuptojnë atë
8. Krijoni marrëdhënie fitues/fitues me partnerët tuaj
9. Kujdesuni për njëri tjetrin, ndarja e informacioneve është gjë e mirë
10. Mos e merrni veten shumë seriozisht
11. Kënaquni, përndryshe asgjë nuk ia vlen
“Asnjë punë nuk është ‘nivel i ulët’ ose i parëndësishëm për këdo” shkruan ai. “Bazat ende kanë rëndësi dhe gjithmonë do të prisni që të ndihmoni pa marrë parasysh se sa lart do të ngriheni.”
Dunsany punoi në departamentin e shitjeve me pakicë, por mësimet që ai mori atje janë gjerësisht të zbatueshme për një pozicione të tjera pune apo për karrierën e tij.
burimi: BusinessInsider