8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjykata e Durrësit i merr vakëfin Myftinisë

Më të lexuarat

Sot, Gjykata e Shkallë së Parë Durrësit dha një vendim të padrejtë, nëpërmjet të cilit i mohoi një të drjetë pronësie muslimanëve të këtij vendi. Pasi shtyu për pesë vjetë me radhë proçesin, kjo gjykatë i mori Myftinisë Durrës një pronë trashëguar vakëf dhe ia dhuroi ozurpatorëve, të cilët sot gëzojnë padrejtësisht të mirat materiale të ndërtuara mbi këtë truall të vjedhur.
Në kundërshtim me provat e pakundërshtueshme të pronësisë së kësaj myftinie dhe bazuar në aktet e ekspertizave të manipuluara, kjo gjykatë, pa pikën e ndjenjës së drejtësisë për pronësisë shumë shekullore të muslimanëve shqiptarë, ka vendosur pra të mos e njohë pronar Myftininë Durrës për sipërfaqen truall prej 601m2 tek ish – Lulishte “1 Maji”, mbi të cilën uzurpatorët kanë ndërtuar një objekt tregtar, të pozicionuar përballë bustit të Azem Hajdarit.
Këtë vendim të padrejtë Myftinia Durrës do ta apelojë në një shkallë më të lartë dhe me lejen e Allahut prona vakëf do të kthehet tek të zotët legjitimë.

Kanë shkruar kështu faqja zyrtare e Myftinisë së Durrësit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit