1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Siri: Opozita bojkoton bisedimet, nëse nuk jepet afati i largimit të Assadit

Më të lexuarat

Grupi kryesor opozitar në Siri, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara të Gjenevës, pa një afat të qartë për largimin e presidentit aktual Bashar al-Assad, raporton DPA.

“Jo pjesëmarrjes në Gjenevë, pa e ditur se kur sigurt do të largohet Assadi”, ka thënë Ahmed al-Jarba, kreu i Këshillit Kombëtar Sirian, gjatë një takimi emergjent të Ligës Arabe, në Kajro të Egjiptit.

Kreu i Ligës Arabe, e cila përbëhet nga njëzetedy anëtarë, Nabil al-Arabi, i ka bërë thirrje opozitës për pjesëmarrje në bisedimet e paqes, të cilat synohet t’i japin fund konfliktit.

Ende nuk është e sigurtë se cila do të jetë data e zhvillimit të këtyre bisedimeve, të cilat janë planifikuar të mbahen gjatë këtij muaji në Gjenevë, me ndërmjetësimin ndërkombëtar./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit