Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk është kriminel.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur.
Postimi i plotë:
Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!