Imami i xhamisë së Stockholmit, Halit Khaled, tha se persona të paidentifikuar në derën e hyrjes së xhamisë kanë vendosur një kryq prej hekuri
STOCKHOLM (AA) – Një grup i panjohur sulmuesish sot kanë kryer sulm racist ndaj një xhamie në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, raporton Anadolu Agency (AA).
Imami i xhamisë së Stockholmit, Halit Khaled, në një deklaratë për AA tha se persona të paidentifikuar në derën e hyrjes së xhamisë kanë vendosur një kryq prej hekuri, i cili është simbol i krishterimit.
“Xhamia e Stockholmit në lagjen Södermalm, e cila është njëra prej xhamive më të vjetra dhe më të mëdha të kryeqytetit, sot iu nënshtrua një sulmi racist. Në mëngjes, persona të paidentifikuar në derën e xhamisë kanë vendosur një kryq prej hekuri, i cili është simbol i krishterimit. Ata nuk duan që ne të jemi aty. Ata duan që ta mbyllim xhaminë dhe të shkojmë. Ne e njoftuam policinë për rastin dhe po kryhen hetimet”, tha Albed.
Duke bërë të ditur se më parë shumë herë në derën e xhamisë janë vizatuar figura të svastikës (kryqi i thyer), Albed tha se të paktën dy herë në vit i nënshtrohen sulmeve raciste.
3 sulme raciste për 2 muaj
Në anën tjetër edhe në qendrën kulturore muslimane El-Huda, e cila ndodhet në krahinën Flen të rajonit Södermanland në Suedi, ishte vizatuar një figurë të kryqit të thyer. Kurse mbrëmë, një grup i panjohur sulmuesish sulmuan xhaminë Saffle, e cila ndodhet në kompleksin e Qendrës Kulturore Islame në qytetin jugor suedez Karstad.