-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nga Hannah LOWNSBROUGH*: Kujdes! Dhurata juaj e Krishtlindjeve, mund të financojë genocidin në Mianmar

Më të lexuarat

Ndërsa afrohen Krishtlindjet, markat e bizhuterive luksoze përgatiten për ujëvarën e përvitshme të parave që ato sjellin. Por blerësit këtë vit, mund të duan të marrin në konsideratë rolin e tyre në mbështetje të genocidit mbi popullin Rohingia dhe të bashkohen me dhjetëra mijë njerëz që apelojnë furnizuesit e bizhuterive t’i japin fund marrëdhënies së tyre me ushtrinë burmeze.

Në fillim të dhjetorit, 75 mijë njerëz nënshkruan një peticion online ku apelonin firmën Cartier të bënte këtë gjë. Reagimi i Cartier ishte i shpejtë dhe brenda disa ditësh njoftoi se “kishte vendosur të ndalonte së bleri gurë të çmuar nga Mianmari, vendim që hyn plotësisht në fuqi në 8 dhjetor”. Tani edhe kompani të tjera duhet të ndjekin me shpejtësi këtë shembull.

Shekulli i kaluar nuk ka pasur pak histori të njerëzve që u përballën me fatkeqësi të ngjashme me dhunën e tmerrshme që po targeton popullin Rohingia. Apartejdi në Afrikën e Jugut, Gjermania naziste dhe më së fundmi dhuna genocidale në Darfur, të gjitha ofrojnë shembuj krahasues tronditës që e bëjnë përshkallëzimin e dhunës që tashmë po bie mbi Rohingia-t, tmerrshëm jo të panjohur.

Çdo ditë sjell shembuj të tjerë të familjeve që detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre prej ushtrisë dhe turmave të aktivistëve, në një fushatë sistematike të vrasjeve masive, përdhunimeve dhe djegies së shtëpive. Por këto episode brutale kanë një karakteristikë tjetër të përbashkët po ashtu: në secilin rast, koorporatat kanë qenë bashkëpunëtore të heshtura duke mundësuar fluksin e të ardhurave për shkaktarët e dhunës.

Për ushtrinë e Mianmarit, përfshirja në eksportin gjigand të gurëve të çmuar është një e ardhur thelbësore. Pothuajse të gjitha gurët e zhades të cilësisë superiore vijnë nga Mianmari, dhe po aty e kanë origjinën edhe 95 për qind e rubinëve të botës. Të dhëna të sakta të vlerës së prodhimit kombëtar nuk ekzistojnë, mirëpo ka disa vlerësime që e identifikojnë industrinë e gurëve të çmuar dhe zhades si burimin më të madh të të ardhurave në Mianmar. Jo habitshëm, kompani të lidhura me ushtrinë, marrin një pjesë të majme të përfitimeve: duke dhënë leje dhe licenca për minierat, duke realizuar ankandet apo duke kontrolluar aksione në çdo minierë.

Njoftimi i Cartier ia lë fushën të lirë kompanisë Bulgari, e cila me produktet e saj të bizhuterive luksoze, furnizon me fonde ushtrinë që raportohet se është angazhuar në vrasjen e popullit të vet.

Edhe pse në një periudhë kohore, Bulgari bojkotoi gurët e çmuar nga Mianmari (në përputhje me ndalimin nga SHBA dhe BE të importeve të tilla), ky qëndrim duket se është braktisur pa shumë bujë. Koleksioni aktual i kompanisë shfaq kryesisht safirë burmezë, rubinë dhe zhade, dhe supermodelet si Bella Hadid, së fundmi, kanë dalë në tapetin e kuq të ngarkuara me këta gurë.

Edhe pse Bulgari nuk ka komentuar për fushatën, faqja e saj e internetit përmban angazhimin për ta zhvilluar biznesin “në një mënyrë sociale të përgjegjshme, një angazhim që shtrihet përtej kufijve të kompanisë, në promovimin e standardeve etike dhe praktikave të menaxhimit të përgjegjshëm social përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit”. Në këtë kuptim, kompania ka vërtet nevojë të kujtohet për parimet e larta të saj. Në Mianmar në vitin 2017, “praktikat e përgjegjshme të bizhuterive” mund të përmblidhen lehtësisht: Bulgari, ndalo së bleri gurë të çmuar nga një regjim përgjegjës për masakrimin e mijëra e mijëra qytetarëve.

Anëtarët e “SumOfUs” po fushatojnë së bashku me fushatën Ndërkombëtare për Rohingia-t që të ndërpresin rrjedhën e të ardhurave për ushtrinë burmeze. Ne dëshirojnë që të gjitha koorporatat e bizhuve të ndalojnë së shituri sende që përmbajnë gurë të çmuar të nxjerrë, të procesuar apo të tregtuar nga kompani që zotërohen prej ushtrisë burmeze – dhe të jenë transparent në lidhje me qasjen që ato kanë për t’u siguruar se po u përmbahen përshtatshëm angazhimeve të tyre. Anëtarët tanë po ashtu do të bëjnë thirrje ndaj trupave tregtare të marrin një pozicion të qartë kundër burimeve të gurëve të çmuar nga Mianmari.

Bulgari dhe kompanitë simotra nuk mund të pretendojnë lehtë se janë të habitura nga përshkallëzimi i dhunës në Mianmar. Abuzimi me Rohingia-t në këtë vend nuk është gjë e re: ata janë një ndër minoritetet më të persekutuara në botë.

Raporti i “Human Rights Watch” deklaron se ligjet e vitit 1982 “u mohojnë efektivisht këtyre njerëzve të marrin shtetësi”. Në Mianmar, njihen tetë “raca kombëtare”. Rohingia-t  nuk janë një prej tyre, pavarësisht se historia e tyre në këtë vend daton që prej shekullit të tetë. Populli Rohingia po ashtu përballet me kufizime të lirisë së lëvizjes dhe mungesë aksesi në arsimimin shtetëror dhe punësimin në shërbimin civil.

Themeluar në vitin 1884, marka italiane e produkteve të bizhuterisë dhe luksit, Bulgari ka një histori të mbrojtjes së shtresave vulnerabël nga persekutimi. Gjatë luftës së Dytë Botërore, familja Bulgari fshehu tre gra hebreje në shtëpinë e tyre gjatë kontrollit në geton romane në tetor 1943. Bulgari, po ashtu, u bashkua me bojkotin e gurëve të çmuar nga Mianmari në vitin 2007 në reagim të shtypjes së protestuesve pro-demokracisë nga ana e ushtrisë. Por e gjitha kjo ka ndryshuar që kur kompania u ble nga LVMH në vitin 2011 – kompania franceze e produkteve të luksit zotëron po ashtu “Louis Vuitton”, “Dior” dhe “Mowt & Chandon”. Në vend të mbrojtjes së shtresave më të prekshme, Bulgari tashmë po ndihmon persekutimin e muslimanëve Rohingya.

Eshtë e vështirë të llogarisësh humbjet katastrofike të përfaqësuara nga kriza Rohingia.

Në terma afatshkurtër, pak prej 340 mijë fëmijëve Rohingia të cilët janë zhvendosur në kampet e refugjatëve në Bangladesh mund të kenë furnizim të qëndrueshëm me ushqim, ujë apo kujdes shëndetësor. Në terma afatgjatë, ndërprerja e arsimimit të tyre dhe efektet e mevonshme të traumës si dëshmitarë të dhunës genocidale ka potencialin të zvogëlojnë jetët e tyre në të ardhmen: 12 mijë fëmijë të tjerë mbërrijnë në kampe për çdo javë.

Situata në Mianmar është e ndërlikuar dhe gjetja e rrugëve për të zhbllokuar shekuj të tërë konflikti dhe persekutimi nuk do të jetë e afërt. Shumë më lehtë, sidoqoftë, është të ndërmarrësh hapa të qartë drejt ndërprerjes së financimit ndaj forcave që vijojnë të abuzojnë popullin Rohingia në Mianmar. Ekziston një traditë e gjatë dhe e turpshme e koorporatave që janë shumë të ngadalta në distancimin e vetes nga regjimet që kryejnë genocid. Është koha që Bulgari dhe kompani të tjerë të bizhuve, të ndjekin shembullin e Cartier.

*Hannah Lownsbrough është drejtore ekzekutive e “SumOfUs”, një organizatë që përdor fuqinë popullore për të mbajtur të përgjegjshme e përgjegjëse kompanitë më të mëdha në botë.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit