Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman bëri të ditur se projektligji, që parashikon rikthimin e dënimit me vdekje të palestinezëve, do ti paraqitet nesër Parlamentit të Izraelit, Knesset për votim.

Në një prononcim në televizion, Liberman tha se ditën e mërkurë do të votohet turi i parë i projektligjit, që parashikon dënimin me vdekje të palestinezëve që organizojnë operacione kundër objektivave të Izraelit.
“Një ligj i këtij lloji zbatohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye preferohet që edhe Izraeli të shkojë pas gjurmëve të sistemit demokratik në botë” tha Ministri i Mbrojtjes së Izraelit.
Ai tha gjithashtu se “Çdo terrorist që hynë në burg nxit rrëmbimin e civilëve dhe ushtarëve izraelitë për ti shkëmbyer ata me pjesëtarë të organizatave terroriste”.
Për ligjëzimin e këtij projektligji duhet që ai të kalojë nga tre turet, që do të zhvillohen në parlament.
Në Izrael, ku nuk ka dënim me vdekje, të dënuarve mund tu jepen qindra vite burg.