3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dikur për Kudsin vendoste Salahudini, ndërsa tani vendos Trumpi

Më të lexuarat

Në një vepër historike e kam lexuar këtë fjali:

“Salahudin Ejubi triumfalisht hyri në Jerusalem… Për herë të parë, pas 100 vjetëve, zëri i muezinit përsëri i thirri muslimanët për namaz nga minarja e xhamisë Al-Aksa.”

Kurse sot po lexoj:

“Trumpi e pranoi Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, 100 vjet pas Deklaratës së Balfourit. Trumpi bëri atë që e premtuan të gjithë presidentët amerikanë në 22 vitet e fundit.”

Dallimi në mes të 100 vjetëve të para dhe këtyre të fundit është në atë se vendimi i Salahudin Ejubit ishte rezultat i indinjatës dhe zemërimit të tij për gjendjen e muslimanëve në atë kohë, andaj e ngriti ushtrinë muslimane për çlirimin e Kudsit dhe kthimin e krenarisë muslimanëve, ndërsa vendimi i Donald Trumpit është tallje me muslimanët e sotëm dhe me dobësinë e tyre.

Po flas për lavdinë e Salahudin Ejubit dhe udhëheqësve e komandantëve të patrembur, të cilët u zemëruan për shtypjen dhe padrejtësinë, e pastaj luftuan dhe fituan. Por, po më duket se vepra e tyre heroike pati efektin e hashashit mbi ne, muslimanët e sotëm, dhe, të dehur me lavdinë e etërve, po e harrojmë realitetin tonë. Megjithatë, të paktën po mbetët shija e hidhërimit dhe ndjenja e turpit që po na shoqëron sa herë që Palestina po plagoset përsëri.

Ata ishin në gjendje t’i kapërcejnë plagët e tyre dhe të bashkohen, andaj edhe sundimtarët edhe populli u pajtuan rreth një principi: nuk ka jetë për ne pa tokë, nuk ka buzëqeshje në fytyrat tona, derisa nga minarja e xhamisë Al-Aksa të mos dëgjohet ezani, dhe derisa “Allahu ekber” i muezinit nuk e njofton autoritetin tonë mbi gjithë Kudsin (Jerusalem).

Kjo është ajo që ata e realizuan, ndërsa çka ne e dëshirojmë. Ndërmjet realizimeve të tyre dhe dëshirave tona janë rreth 900 vjet, emëruesi i përbashkët i të cilave është: Arabët janë plaçkitur dhe poshtëruar në pragun e derës. Këto vite janë dëshmitarë i negociatave të sundimtarëve arabë për tradhtinë, e nganjëherë për dorëzimin e Kudsit dhe tokës së Palestinës.

Mirëpo, ne nuk mund ta fajësojmë popullin për mungesë të fuqisë, as sundimtarët tanë për shkak të bindjes dhe nënshtrimit, sepse ata janë edukuar në atë mënyrë. Ajo që unë di me siguri është se Salahudini sot nuk është në mesin tonë, nuk ka në mesin tonë të atillë që, si Salahudini të zemërohet për gjendjen e muslimanëve, andaj a mund të imagjinojmë dhe a mund të shpresojmë se Umeti me udhëheqës si El-Sisi, si mbretërit dhe princat e shteteve të Gjirit, do ta çlirojnë Palestinën dhe do ta kthejnë Kudsin?

A mund të imagjinohet se popujt muslimanë të cilët i ka përmbytur xhehaleti i zi (injoranca), të cilët janë nën presion nga të gjitha anët, të cilët po mbytën në gjakun e vëllezërve të tyre dhe në klithmat e grave muslimane të dhunuara, a mendojnë fare ata për çështjen palestineze?

Ata do të vazhdojnë të na poshtërojnë për sa kohë që ne jemi pasuesit e tyre të verbër në ekonomi, politikë dhe industri. Dhe për sa kohë që ne vazhdojmë të luajmë rolin e konsumatorëve kokëtrashë, ne nuk do të jemi në gjendje t’i rezistojmë zullumit dhe dominimit të tyre.

Në qoftë se ne duam ta çlirojmë Palestinën dhe ta kthejmë Kudsin, atëherë ne duhet të mësojmë, duhet të jemi udhëheqës të shkencës dhe teknologjisë, duhet brezin e ri ta edukojmë në dashurinë për Islamin dhe për shenjtëritë tona siç është Kudsi, duhet t’i bindim ata se në mesin tonë jeton Salahudini i ri i cili do ta udhëheq Umetin shtigjeve të fitores dhe krenarisë.

Autor: Hamdi Abdul-Hadi /saff.ba/

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit