-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Snowden: I gatshëm ta ndihmoj hetimin gjerman për vëzhgime

Më të lexuarat

Anëtari i Parlamentit të Gjermanisë, Hans-Christian Stroebele, është takuar me ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, dhe thotë se Snowden është i gatshëm ta ndihmoj hetimin e Berlinit, lidhur me përgjimin amerikan të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Deputeti gjerman opozitar, Stroebele, që është anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Parlamentit të Gjermanisë, i tha Televizionit Gjerman se dje është takuar me Snowdenin në Moskë.

Deputeti gjerman tha se Snowden i ka thënë se parimisht është i gatshëm të paraqes dëshmi për spiunimin e dyshuar të Shteteve të Bashkuara, në Gjermani ose në Rusi.

Snowden është i akuzuar për spiunim në Shtetet e Bashkuara për shkak të zbulimit të informacioneve sekrete për programet e monitorimit të Shteteve të Bashkuara në gjithë botën.

Akuzat se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara e ka monitoruar telefonin e kancelares Merkel, kanë shkaktuar zemërim të thellë në Gjermani.

Snowdenit i është dhënë azil i përkohshëm në Rusi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit