1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ky ishte Salahudin Ejubi – Lexoje

Më të lexuarat

Falenderimi i takon All-llahut Krijuesit të botëve Mëshiruesit Mëshirbërësit dhe salavatet për pejgamberin e fundit Muhamedin savs vulë e pejgamberëve që All-allahu e dërgoi pishtarë në këtë ymet, na e ndriçoi rrugën e drejtë dhe e dha mundin maksimal në këtë fe. Përshëndetjet tona qofshin edhe për familjen e tij të pastër, për shokët e tij besnik – sahabët dhe për ata që ecin në rrugën e tyre me sinqeritet.

Ky libërth paraqet një shkëndi nga jeta e të madhit Salahudin Ejubit i cili qe shembëlltyrë e ndritshme gjatë jetës së tij dhe pas, për ata që dojnë të marin këshillë dhe mësim.

Në reshtat e këtij libërthi do të keni mundësi të shihni meritat e këtij luftëtari të guximshëm që u qëndroi me trimëri përballë ushtrisë krishtere dhe i mposhti duke ua humbur shpresat.

Ky strateg luftarak jetën e tij e kaloi duke zhvilluar luftra në rrugë të All-llahut dhe me ndihmën e All-llahut ariti suksese të mëdha që do ti mban mend njerëzimi dhe historia. Nga gjithë sukseset dhe meritat që i ariti në këto fushata, më e madhja ishte se ai ariti të çliron Kudsin ku gjindet Mesxhidul-Aksaja një nga xhamitë e shenjta të fesë islame. *

Salahudin Ejubi paralelisht interesohej për qeverinë e shtetit islam, ruajtjen apo zgjerimin e tyre si dhe për çështjet e fesë. Ai mbronte principet e ehli sunetit dhe nuk lejonte risi në fe.

Njerëz si Salahudini – All-llahu e mëshiroftë – me moral të lart dhe sjellje të mira, kanë ardhmëri të mirë siç patë ky burështeti dhe komandant ushtarak.

Ishte guximtarë në fushëbetejë dhe tolerant ndaj armikut pas ngadhnjimit.

E donte diturinë dhe dijetarët, drejtësinë dhe xhihadin në rrugë të All-llahut.

Ky njeri, në historinë islame zen vend të lartë dhe shquhet si pesonalitet me merita të mëdha.

Ajo që na bën të shkruajmë për kësifarë personalitete është gjendja muslimanëve sot që po jetojnë të përçarë e kështu duke u dobësuar gjë të cilën po e shfrytëzojnë armiqtë e islamit dhe muslimanëve për ti nënshtruar muslimanët. Kështu ngjajshëm ka qenë në kohën e Salahudin Ejubit. Ai – me ndihmën e All-llahut – ariti ti bashkon muslimanët, ti bashkon forcat dhe tu del përballë armiqve dhe ti dëbon nga trojet islame.

Nga ana tjetër me ua rikujtuaruar muslimanëve ( si këshillë ) se lufta në mes adhuruesve të All-llahut dhe adhuruesve të shejtanit vazhdon dhe ska të pushuar.

E lusim Allahun që të shton në këtë ymet personalitete si Salahudini dhe të kthehet krenaria e këtij ymeti.

All-llahu i madhëruar ka thënë: “ E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) se ju jeni më të lartit, nëse jeni besimtarë ”. Ali Imran 139

Vështirësitë nxjerrin burra të fortë

Në një natë të erët, të ftohtë me fortunë, i lindi Nexhmudinit një djalë që e emërtoi Salahudin Jusuf. Po atë natë, familja e Nexhmudin Ejubit dhe e vëllaut tij Esedudin Shiriku e kanë patur që detyrimisht ta braktisin kalanë e Tikritit me urdhër të kryetarit të policisë së Bagdadit i cili ishte pronarë i kalasë. Kjo ndodhi në vitin 532 h.

Që të dy nisen me familjet e tyre kah Mosulli. Kishin mësy Imadudin Zenki-n, ndoshta te ai do të gjejnë strehim. Këta që më herët kur kanë qenë në kalanë e Tikritit gjithashtu gëzonin autoritet te Imadudini. Kur Imadudini kishte pësuar disfatë në një betejë me ushtrinë e cila kishte ardhur për ta ndihmuar Kalifin abasit Mustershidin, ai Imadudini ka kërkuar strehim në Tikrit ku atëbotë ka qenë vali Nexhmudin Ejubi. Ai e pranon Imadudinin dhe e gostit. Poashtu i ka dhënë në shërbim anije që ta kalon lumin Dexhle.

Imadudini nuk e kishte haruar këtë ndihmë që ia kishte bërë Nexhmudin Ejubi, për këtë shkak ai e strehoi atë bashkë me vëllaun e tij dhe i bëri prej udhëheqësve më të afërt të tij.

Imadudini kur e pushtoi Balebeken , ia ndau Nexhmudin Ejubit.

Atëbotë ka qenë periudha e sakrifikimeve dhe braktisjeve. Teritoret e shtetit islamik kanë qenë të ndara me një ndarje të çuditshme, prej në lindje deri në perendim dhe prej në jug e deri në veri. Shtetet ishin të shpërndara sipas emërtimit të tre kalifatëve: kalifati i Abasitëve në lindje, kalifati i beni Ubejd në Egjipt dhe kalifati i shteteve aleate në perendim.

Këto shtete gjithmonë ishin në grindje mes tyre. Qëllimi i çdonjërit prej udhëheqësve, apo mbretërve apo perandorë – epitete të ndryshme – ka qenë të zgjeron kufirin shtetit që ka nën sundimin e vet ashtuqë të grumbullon pasuri, të bën ushtri më të madhe që edhe më tepër të zgjeron kufijt e shtetit.

Në këto gjendje të vështira, perëndimi i krishterë sfidonte me udhëheqësinë e papës Urban. Ai i kishte drejtuar turmat e ushtrive kah ana lindore islame për ta pushtuar Kudsin.

Ata ia aritën qëllimit. Pushtuan të gjitha ato që kishin muslimanët nga kalatë, kështjellat dhe fortifikatat, por pushtuan edhe Kudsin. Aritën të mbysin mbi shtatëdhjetëmijë musliman. Në lidhje me këtë dëshmon njëri nga të krishterët i cili thotë:

– Kemi parë gjëra të çuditshme ku janë prerë numër i madh i kokave të muslimanëve, të tjerë janë mbytur me shtiza, e tjerë u detyruan të kërcejnë nga kullat, të tjerë mbetën disa ditë duke u ndëshkuar e pastaj u dogjën me zjarr. Nëpër rrugë mund të shihje koka të viktimave, duar e këmbë. Gratë i mbytnin me shpata dhe shtiza. Fëmijët e vegjël i rrëmbenin nga gjitë e nënave dhe i hudhnin përtej murneve.

E gjithë kjo e muslimanët të përçarë!

Kalifi abasit, e poashtu kalifi Ubejdi të paralizuar, … jo, por të vdekur.

Në këto situata të vështira dhe vite të rënda e të trishtuara, All-llahu pregatiti për përballimin e krishterëve rob turk që ariti deri në udhheqësi në Musil. Prej atje ka shtrirë patrullimet e tija në principatat e kurdëve. Pastaj u drejtua kah perendimi dhe e përfshiu Halepin dhe kështu u del përball forcave perendimore krishtere.

Bëhet fjalë për robin Imadudin Zenki ibën Aksankir i cili ka qenë turk i robëruar te Selxhukët turq.

Kurdët iu nënshtruan Imadudin Zenkit e sidomos kur e bëri Nexhmudin Ejubin dhe Esedudin Sherikun (që të dy kurd) udhëheqës të afërt. Ai ariti me ushtrinë e tij të formuar me më tepër kurd dhe turq ti mposhtë disa ushtri dhe ti rikthen disa qytete dhe kalaja të rëndësishme prej tyre.

Kur u mbyt Imadudin Zenki dhe çështja e Shamit mbet ne duar të birit të tij Nurudin Mahmud, Nexhmudin Ejubi dhe Esedudin Sheriku i bashkuan dhe kështu mbetën në udhëheqsi.

Në këtë atmosferë, u rit Salahudin Jusufi në krahrorin e të atit tij Nexhmudin, udhëheqës guximtar që e donte drejtësinë. Rritet dhe bëhet i guximshëm me ide përparimtare. Mëson kalorësinë dhe mjeshtri tjera luftarake. I bëhet e dashur dituria dhe dijetarët, drejtësia dhe zbatimi i sheriatit. E mëson Kur’anin dhe mëson te dijetarët shkencat fetare si fikh, hadith etj. Nuk është ndarë nga dituria edhe kur u bë sulltan – udhëheqës i Misrit dhe Shamit. Në një rast në luftën në Sifin, ndëgjonte hadith. Mësoi librin “ Humasa “ të Ebu Hatimit dhe për këtë shkak, Subkiu ate e konsideroi prej dijetarëve të medhhebit shafi.

Për virtytet e larta dhe dhuntitë e shumta që pat, Nurudin Mahmudi e bëri shef të policisë të Damaskut. Salahudin Ejubi atëbotë kishte tetëmbëdhjetë vjet. Kjo ka ngjarë në vitin 550 h.

Shënime:

*Xhaminë e shejtë, Mesxhidul-Aksa e cila gjindet në Kuds – Jerusalem e kanë ndërtuar xhinët me urdhërin e Sulejmanit, alejhis-selam, për këtë shiko në Kur’an në suren Sebe’ë, ajetet 12, 13 dhe 14. për shejtërinë e kësaj xhamie shiko ajetin e parë në suren El-Isra dhe thënien e të dërguarit – sal-lall-llahu alejhi vesselem- në përmbledhjen e Ibën Maxhes 1/450, 451 dhe hadithet e Miraxhit dhe Israsë.

1-Tikriti – qytet në Irak.

2-Mosull – qytet në Irak

3- Balabeke, Ba’labek – qytet në Liban

4-Halep – qytet në veri të Sirisë

Rruga e xhihadit 559 – 589 h.

Ministri i kalifit Ubejdi strehohet te Nurudin Mahmudi, pasi që i kërcënohet Dargam ibn Sivari që bëhet ministër i Adidit. Patë kërkuar ndihmë prej Nurudinit për ta kthyer postin dhe për kompensim tia jep Nurudinit një të tretën e të ardhurave të Egjiptit. Ai Nurudini pregaditi një ushtri me udhëheqësi të Esedudin Sherikut – xhaxhai i Salahudinit. Këta me Shavirin i orientoi kah Egjipti. Në krye të kësaj ushtrie ishte Salahudini i cili ariti të mposhtë Dargamin dhe ta rikthen Shavirin në postin e vet. Mirëpo Shaviri e theu premtimin dhe anoi ka frengët kundër Esedudin Sherikut.Ai ishte strehuar në Belbis derisa u liruan prej rrethimit me kthimin e frengëve në kështjellat e tyre të friksuar se mos po u kërcnohet Nurudini.

Në vtinn 562 h. Shiriku kërkoi leje nga Nurudini të kthehet në Egjipt për ti luftuar frengët. Ai i dha leje e këtë e shoqëroi djali i vëllaut vet Salahudini. Ky udhëheqës ariti që me dymijë kalorës të mund ushtrinë frenge me mijëra ushtarë të ndihmuar nga egjiptianët, pasuesit e Shavirit. Pastaj e pushtoi Aleksandrinë dhe Salahudinin e bëri mëkëmbës. Pastaj u drejtua kah Saidi dhe e pushtoi. Në ndërkohë, frengët në bashkpunim me egjiptasit e rrethojnë Salahudinin në Aleksandri tre muaj. Derisa kthehet xhaxhai i tij dhe me marveshje me Shavirin, Salahudini e lëshon Aleksandrinë dhe së bashku me xhaxhain e tij kthehen në Sham.

Në vitin 564 h. frengët e sulmojnë Egjiptin e Adid el-Ubejdi kërkon ndihmë prej Nurudin Mahmudit që kishte pregatitur ushtrinë për herë të tretë me udhheqësi të Sherikut. I drejtoi kah Egjipti për ti luftuar frengët. Në këtë ushtri përsëri u gjet Salahudin Ejubi. Kur aritën në Egjipt, frengët e kishin lëshuar pasiqë Shaviri u kishte dhënë pasuri të madhe. Ata ishin larguar së shpejti para se të arinë ushtria muslimane.

Në këtë iniciativë , Salahudini ariti ta zen ministrin Shavir dhe ta mbysë. Pastaj Sheriku bëhet ministër i Adidit. Nuk zgjati shumë kohë edhe ai vdes kështuqë e zëvendëson në ministri Salahudin Jusuf ibn Ejubi dhe u emërtua mbret ndihmues.

Salahudini shfaqi mundësi të mëdha për lehtësimin e punëve qeveritare në Egjipt. Filluan ta duan njerëzit. Ai duke iu falenderuar udhheqësisë së tij korekte zgjodhi për vete udhëheqës ushtarak me të cilët ariti ti ngadhnjen frengët që kishin pasur rrethuar Dimjatin

në periudhën e tij. Këtë suksses e ariti pasi Nurudini e ndihmoi me dërgimin e ushtarëve në mesin e të cilëve ishte edhe i ati i tij Nexhmudini dhe vëllezërit e tij.Kjo ngjau në vitin 565 h.

Kur iu dha mundësia Salahudinit, i suspendon gjykatësit e Ubejdinasve dhe emërton ghykatës (të ri të medhhebit) shafi. Ndërton medrese dhe rregullon vakufet. Pastaj fillon tu kërcnohet dhe ti sulmon frengët që ishin në Sham. Disa ditë para se të vdesë Adidi, Salahudini e ndërpreu thënien “ haj-ala hajril amel “ gjatë ezanit . Në Egjipt në vitin 567 h., depotë e shtetit pas vdekjes së Adidit kaluan te Salahudini. Ai i shprëndau dhe nuk mbeti për të gjë. Zyren e tyre ia dorzoi kadiut të dalluar që u bë kadi i sulltanit Salahudin dhe këshilltar i veçant i tij.

Salahudini vazhdoi tiu kërcnohet krishterëve në fortifikatat e tyre në Palestinë dhe i shtriu çetat e tyre në tokat e jugut. Këtyre ia bashkangjiti edhe Jemenin dhe Hixhazin mirëpo akoma ishte nën udhëheqjen e Nurudin Mahmud ibn Zenkit.

Pasi vdiq Nurudini – All-llahu e mëshiroftë – në vitin 569 h. dhe transferohet çështja e qeverisë te i biri i tij Salih Ismail, konfrontohen emirët ( princat ) dhe pas kësaj, Shami bjen në huti. Salahudini friksohet që frengët mos po e shfrytëzojnë këtë gjendje e të pushtojnë atë që ishte nën sundimin e Nurudinit. Del nga Egjipti dhe ia mësyn Shamit në vitin 570 h. hyn në Damask dhe nuk ka qenë kundër askush, siç e ka përmendur Ibn Kethiri All-llahu e mëshiroftë.

Edhe pse patën tentativa familja Zenki në Musil dhe Halep për një ndërprerje të ndihmave Salahudinit, ai ariti që të mer Halepin dhe të përfiton mëkëmbësit e Musilit. Atëherë ai filloi të pregatitet më tepër ushtarakisht për ti dëbuar kryqzatat nga xhamia e shejtë – Mesxhidul-Aksa. Kjo ngjarje, ka zgjatur përafërsisht dymbëdhjetë vjet ku Salahudini u përballua me vështirësi dhe kurthe të mëdha nga ana e frengëve si dhe nga disa princave musliman. Mirëpo, ai ariti – me atë që ia dha All-llahu nga guximi, trimëria dhe zotsia e sabri në vështirësi – të tejkalon pengesat dhe vështirësitë që pastaj të pregatitet për një betejë vendimtare kundër krishterëve dhe për ta rikthyer Mesxhidul-Aksanë. Salahudinit i patën ndihmuar në zbatimin e obligimeve, vëllezërit e tij, bijt e tij dhe bijt e vëllezërve të tij. Ata i patë ndihmën më të mirë në mbrojtjen e qeverisë së tij dhe në dëbimin e krishterëve nga votrate tyre të pushtuara.

Beteja vendimtare

Ky ngadhnjyes, Salahudin Ejubi kishte bërë marëveshje me frengët për armëpushim në vitin 576 h. ashtuqë të mund të vendosë siguri në provincat që iu bashkuan dhe ti bën unik për ti bashkuar forcat me pasuri dhe ushtarë për të çliruar (rikthyer) Mesxhidul-Aksanë. Mirëpo udhëheqësi krishter në kalanë e Kerekut , Ronald Ernath e prishi marëveshjen dhe kishte mësyer të sulmon Meken dhe Medinen. Qëllimin e tij deshti ta realizon me lundrim nëpër Detin e Kuq e kështu të arin në Medine Munevere. Prej atje i dalin në pritë ushtarë egjiptian dhe i mbysin pothuajse të gjithë, përpos disa që aritën të ikin me udhëheqësit e tyre. Mirëpo ai vazhdoi në hapat e tija të mëparshme dhe haxhijve ua kishte prerë rrugën. Kishte thënë nga mllefi i bestutnive të tija të verbëta: – Nëse besojnë në Muhamedin, atëherë le të vjen Muhamedi që ti shpëton. Kur i ariti ky lajm Salahudinit, u betua se do ta mbytë atë me dorën e vet.

Beteja vendimtare mes ushtrisë së Salahudinit dhe ushtrisë krishtere shpërthen në Hitin afër (detit) Taberije në vitin 583 h.. kështu siç ka thënë ‘Imad el-Esfahani biografist i dytë për jetën e Salahudinit. Ai vit ishte viti i artë, u pastrua vendi i shejtë dhe me çlirimin e saj u rahatuan edhe vendet tjera. Ngadhnjeu shteti Nasirije dhe u mposht populli krishter; u dallua e mira nga e keqja dhe u hakmor Teuhidi (Monoteizmi) ndaj trinisë.

Takimi i dy palëve ndodhi në ditën e Xhuma me datë 24 Rebiul-ahir 583 h. Salahudini atëbotë patë tubuar ushtrinë e tij prej në lindje ( Irbil, nga gadishulli dhe nga Dijar Bekër ), nga Shami dhe Egjipti. Me numër ishin dumbëdhjetë mijë, ndërsa ushtria e frengëve gjashtëdhjetë mijë. Salahudini dëshironte që në beteja të takohet me kundërshtarët në ditën e Xhuma në kohën e namazit që të takohet me kohën kur muslimanët bëjnë dua për ti përfocruar muslimanët.

Salahudini ishte ekspert në front të luftës. Për ushtrinë e vet kishte zgjedhur vend të ngritur që i mbikëqyrnin bunarët. Pasi hynë të krishterët në front, a ishin etur për ujë në atë vapë verore, u ishin nxirë fytyrat, ogourzive – kafirave dhe tagutëve . Në ditën e nesërme, në ditën e shtunë me 25. 4. 582 h. u shtua vapa, era filloi të frynë kah ushtria krishtere e muslimanët e shfrytëzuan rastin e kallin kullosën e tharë. Zjarri filloi tu shkon kuajve nëpër këmbë. U gjendën në pozitë të vështirë. Kishin rënë në mes dy zjareve, vapës së diellit dhe vapës së zjarit. Pos kësaj u përballuan me shpata, shtiza dhe shigjeta. U vranë tridhjetëmijë, u robëruan tridhjetëmijë e në mesin e të robëruarve ishte edhe mbreti i tyre. Te të robëruarit u gjet edhe Ronaldi udhëheqësi i kalasë së Kerekut. Për këtë, Salahudini kishte premtuar se do ta mbysë.

E sjellin mbretin dhe udhheqësin e kalasë. Mbretit të robëruar, Salahudini i ofron ujë të ftohtë, ndërsa Ronaldit i jep të zgjedhë në mes islamit dhe vdekjes. Ai refuzoi islamin e Salahudini e mbytë me dorën e vet për ta përmbushë betimin.

Pas këtij ngadhnjimi, rruga për ta çliruar Kudsin lehtësohet. Salahudini ia mësyn pushtimin e kështjellave bregdetare që tu ndalen ndihmat ushtrisë krishtere të fortifikuar në Kuds. Pastaj marshon kah ato dhe i rrethon. Pastaj ushtria krishtere kërkojnë prej Salahudinit të pranon dorzimin e tyre. Ai ua pranoi.

Këtu dalin në shesh vyrtytet e larta të Salahudinit, sjelljet e tija shembullore që i kultivoi në fenë islame, fe e faljes dhe tolerancës.

Në vend që të hakmiret për mbytjet e tmershme që bënë ushtria krishtere kur hynë në Kuds, ai pranon të dorzohen dhe të paguajnë fidje të vogël e kush nuk paguante mbetej i robëruar. Shumë nga pleqtë dhe të varfërit që nuk kishin të paguajnë fidje pothuajse të gjithë i liroi. Ata që paguanin fidjen, i liroi të kthehen të sigurtë. Mbretërit evropian ishin betuar se më nuk do të kthehen për ta luftuar Salahudinin. Mirëpo së shpejti ata e prishin këtë kontratë, pregatiten përsëri për ti luftuar muslimanët me qëllim për ta okupuar Kudsin.

Mirëpo All-llahu ishte në pritë të tyre dhe të krishterët nuk mundën të pushtojnë Kudsin për herë të dytë derisa ndodhi lufta e kryqzatave të kohës re, ushtria evropiane hyn në Kuds dhe ia dhuroi çifutëve.

Nuk kaluan dy vjet të plota që ishte çliruar Kudsi, mbretërit krishter e thyen besatimin. Ata që ishin tubuar në kala, nisen për në Akka dhe e rrethojnë. Pasi i arin lajmi Salahudinit, menjëherë u nis për ta ndihmuar. U del në front ushtrisë krishtere ku ndodhë përleshje e madhe. Nga vështirësitë pothuajse ushtria krishtere u larguan nga froni sepse zgjati rrethimi. Në ndërkohë u vjen ndihmë materiale dhe ushtarake me udhëheqësinë e mbretit anglez Riçard dhe mretit francez Filip Agustos. Me këtë ndihmë ua kthyen vullnetin ushtrisë krishtere. Kështu aritën dy vite ta mbrojnë pozitën e tyre prej brenda dhe nga jashtë të ndalojnë që mos të hyn Salahudini në Akka. Me rënien e Akkas, Riçardi mendoi se rruga për në Kuds është hapur, mirëpo Salahudini qëndroi i pathyeshëm para forcave ushtarake krishtere dhe i rezistoi ata që të hynë në Kuds.

***

Salahudini tregoi vyrtytet e tija të larta në betejën me Riçardin. Vyrtyte me të cilat habitet perendimi. Prej tyre është rasti kur Salahudin Ejubi i kishte dërguar kalë Riçardit pasiqë e kishte parë duke luftuar në këmbë. Kur është sëmurë Riçardi, Salahudini ia ka dërguar mjekun e vet.

***

Pasi vëren Riçardi se nuk mundet ta mundë Salahudinin, bëri marveshje për paqë tre vjetë dhe atë sipas kushteve që i përpiloi Salahudini – All-llahu e mëshiroftë. Pastaj largohet nga Palestina duke premtuar se do të kthehet pas tre vjetëve që ta pushton Kudsin por ai nuk u kthu më kurë. Mbeti në vendin e tij në rahati e kënaqësi duke e haruar të kaluarën.

***

Një vit pas kthimit të Riçardit në vendin e tij, dmth. Në vitin 589 h. vdes Salahudini Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij dhe e shpërbleftë me shpërblimet më të mira.për gjithë kontributin që dha.

Fundi i udhëtimit

Në muajin Safer të vitit 589 h. befas sëmuret Salahudini dhe dita ditës i ashpërsohet sëmurja. Në natën e mërkurë të njëzet e shtatën të muajit Safer e ftoi njërin nga dijetarët që të bunë te ai, ti lexon Kur’an dhe tia përkujton shehadetin. Trgohet se kur i ka lexuar ai Kur’an ajetin : “ Ai është All-llahu që ska të adhuruar ( me të vërtrtë ) përpos Tij, e di të gabin (të fshehtën) dhe të dukshmen …“/ Hashër 22/, Salahudini duke i përjetuar agonit e vdekjes ka thënë po, ashtu është. Pasi ka thirë ezani i sabahut vjen kadiu i famshëm, pasi hyn te ai që po i përjetonte çastet e fundit, i lexojnë ajetin : “ po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell), atëherë thuaj: ” All-llahu është për mua mjaft, s,ka të adhuruar pos Tij vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh “. /Teube 129/ buzëqeshë i shkëlqen fytyra dhe ia dorzon shpirtin Zotit të Madhëruar. All-llahu e mëshiroftë , … dhe e bëftë banor të Xhenetit.

Ibn Halkani ka thënë: – Dita e vdekjes së tij ka qenë musibet (fatkeqsi) që nuk ka ngjarë prej kur kanë vdekur kalifët rashidun ra. Kalanë, mbretrinë, dynjanë e kaploi një ndjenjë melankolike dhe vetjake nuk e din kush përpos All-llahut të madhëruar. Kam ndëgjuar prej njerëzve që kanë dëshiruar të japin shpirtin për të. Kam patur ndjenja se kjo është e tepruar, por e kam ditur se po të ishte e pranuar kjo do të jepte ndonjëri edhe shpirtin.

E kanë nxjerur pas namazit të drekës në tabut (arkivol) të mbuluar me stof . Kur e panë njerëzit, i ngritën zërat dhe shtohet zhurma, fillojnë të qajnë. Pastaj ia falin xhenazen dhe e varrosin te shtëpia e tij në kalanë e Damaskut.

Poetët thurën vargje të shumta. Më e mira ishte poezia e shkrimtarit të Salahudinit, Imad El-Asfahani në të cilën thotë:

Ku është ai që vazhdon të jetë udheheqes i yni

Shpresohet në thirjen e tij dhe friksohen nga hapat e tij

Ku është ai që prej forcës tij, frengët i ulën kokat

të mposhtur dhe me fuqine e tij ariti ti zhvillon betejat

Në kasën e vet nuk kishte lënë përveç një dinar dhe tridhjet e gjashtë dirhem. Nga prona nuk kishte lënë as shtëpi , as tokë, as arë, as bahçe, asgjë prej pronave.

Pas vete la shtatëmbëdhjetë djem dhe një vajzë.

Para përfundimit

Salahudin Ejubi –All-llahu e mëshiroftë – u dallua me:

• Iniciativën e tij për bashkimin e muslimanëve.

• Formimin e ushtrisë për ti luftuar kryqzatat.

• Çlirimin e trojeve islame.

• Gjykim të drejtë dhe saber.

• Trimëri dhe guxim.

• Dituri dhe dashuri ndaj dijetarëve.

• Mëshirë dhe ndjesë ndaj te dobtëve.

• Tolerancë dhe falje.

• Maturi dhe mjeshtri.

• Strateg luftarak.

• Mbrojtës i sunetit

• Burrë shteti etj.

Përfundim

Ky pra është Salahudin Jusuf ibn Ejubi, mbrojtës i sunetit dhe mposhtës i kryqzatave. Për meritat e tij dëshmuan të gjithë i dituri dhe i padituri, i miri dhe i keqi.

* Ka shkruar për Salahudin Ejubin Vil Dijurant i cili thotë:

– Ai (Salahudin Ejubi) i ka mësuar mjeshtritë politike dhe taktikat luftarake por me kete bashkangjiti mirsine dhe te kapurit per feje ne te cilen ishte i flaket si dhe praktikues. Modest në jetë që nuk dallohej nga jeta e asketëve. Rrobat më të mira i ka pasur ka qenë nga leshi i vrazhdë i trashë.

– Salahudini pasi rregulloi shumë punë të qeverisë, i është përveshur realizimit të interesave popullore si ndërtimin e spitaleve, xhamive, shkollave. I hoqi tatimet, i ktheu hakun secilit dhe i dha prioritet ndërtimtarisë dhe mësimit.

Ka thënë: – Banorët e shtetit islamik janë krenuar me drejtësinë e tij dhe gjykimin e tij të drejtë por edhe krishterët pranonin këtë edhe pse ai nuk ishta i fesë së tyre.

Ka thënë poashtu : – ka qenë i butë me të dobtit, mëshirues ndaj të pësuarve. Ndaj armiqve është ngritur aq sa i ka bërë historianët të habiten si islami ka krijuar njeri (burrë) madhështorë deri në kufi.

Këshilla që ia dha Salahudini birit të vet Dhahirit

Të këshilloj me devotshmëri ndaj All-llahut se ajo është koka e çdo hajrit.

Të urdhëroj me atë që të ka urdhëruar All-llahu se kjo është shkaku I shpëtimit.

Ta tërhjek vërejtjen nga gjaqet dhe marjen me to se ai ëhstë gjaku që s’fle. H

Të këshilloj ti përfitosh zemrat e njerëzve dhe të shikosh gjendjen e tyre se ti je përgjegjësi, përgjegjësi i All-llahut për ata.

Të këshilloj që ti përfitosh zemrat e emirëve (princave) dhe njerëzve me punë të mëdha në shtet se nuk arita këtë që arita ndryshe përveç me sjelljen e tillë me njerëzit.

Mos e urej askend se vdekja nuk e len askend.

Ke kujdes atë që është mes teje dhe njerëzvese nuk falet përpos me pajtimin e tyre e ajo që është mes teje dhe All-llahut falet me teuben (pendimin) tënd se Ai All-llahu është Bujarë.

All-llahu e mëshiroftë Salahudinin dhe ndihmëtarët e tij dhe i shpërbleftë me shpërblimet më të mira në Xhenet.

shënime:

Dimjati – qytet në Egjipt.

Këtë thënie në ezanin e sabahut e thonin shiat.d.m.th. ejani në punën më të mirë. Mirëpo Salahudin Ejubi e ka ndërprerë se ajo shtesë ka qenë bidat – risi që nuk lejohet. I dërguari savs ka thënë: – kush vepron ndonjë vepër (në fe) që nuk është në fenë tonë konsiderohet e refuzuar.

Mosuli – qytet në Irak.

Kereku – qytet në Siri.

Hitin – vendi ku u zhvillua beteja.

Tagut – sinonim për pabesimtarët. Tagut i thuhet çdo adhurimit përpos të All-llahut.

Fidje – pagesë për të kompensuar diçka.

Akka – qytet në Siri.

Kjo thënie është citat nga Vil Dijuranti por nga kënvështrimi ynë thojmë se më mirë do të ishte të thuhet : ” islami ka kultivuar ” . A. Sh.

përktheu dhe pregaditi: Ali Shabani,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit