Prifi Laurence Soper që u arrestua vitin e kaluar në Pejë pasi ndaj ishte ekzistonte një fletarrest ndërkombëtarë nën dyshimin për pedofili ndaj 10 djemve në fund të viteve ’70 dhe fillim të viteve ’80, ka dalë para trupit gjykues për të dhënë shpjegimin se përse ka ikur nga Britania.
Insajderi kishte zbuluar identitetin e tij në maj të vitit të kaluar, pasi Policia e Kosovës kishte lajmëruar se ka arrestuar një shtetas britanik në Pejë, nën dyshimin për pedofili dhe kjo kishte bërë bujë të madhe në mediat botërore.
Laurence Soper i cili në Pejë jetonte me emrin Andrew ka treguar se përse vendosi të vijë në Kosovë.
Prifti i arrestuar për pedofili jetonte qe 10 vite në Pejë
Budallallëku, frika ime dhe turpi luajtën rol të madh. Nëse dëshironi të shkatërroni një prift apo këdo tjetër vetëm duhet të bëni një akuzë kundër tyre. E ardhmja e tyre shkatërrohet, karakteri u shkatërrohet”, ka thënë ai, shkruan BBC.
Por si dhe me cilat para e me çfarë misioni kishte ardhur në Kosovë, përpos që të largohej nga vendi ku imazhi i tij ishte i shkatërruar pas akuzave për pedofili.
Ai i ka thënë gjykatës se një javë para kohës kur do të duhej të paraqitej në stacionin policor në Britani të Madhe, ai kishte tërhequr 182 mijë funte nga llogaria bankare e Vatikanit dhe udhëtoi për në Kosovë.
Ai pretendon se ishte paguar për të studiuar një filozofi mistike të Islamit në Ballkan.
“Në kohën kur u arratisa me 4 mars 2011, kam qenë në lirim me kusht nga policia për gjashtë muaj duke pritur gjykimin dhe më erdhi një telefonatë nga një avokat në Angli duke më thënë se kjo do të zgjasë edhe tre muaj. Thjesht e kuptova se nuk mund ta përballoja”, citohet të ketë thënë Soper para gjykatës.
Dhjetë nxënës kishin akuzuar për ngacmim seksual priftin për periudhën mes viteve 70 dhe 80. Ata e akuzojnë priftin për dhunim, prekje seksuale dhe rrahje me thupër.
Ai ishte arrestuar më 2010 por ishte liruar pasi kishte paguar dorëzani, megjithatë nuk ishte kthyer kurrë në stacionin policor të Londrës në mars të vitit 2011. Një urdhërarrest evropian ishte lëshuar për të në vitin 2012./Insajderi.com