Lufta që ka përgjakur Sirinë, ka shkatërruar të gjitha mekanizmat e jetesës dhe e ka çuar në rënie ekonominë e vendit, që ka sjellë si pasojë zhytjen nën varfëri të më shumë se gjysmës së popullsisë, sipas një studimi të OKB-së.
“Më shumë se gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me 7.9 milion njerëz të cilët rezultojnë në kenë humbur çdo gjë që nga fillimi i krizës. Mes tyre, 4.4 milionë janë në varfëri të skajshme”, thuhet në raportin e bërë publik.
”Papunësia ka arritur në 48 për qind, sistemi arsimor është në kushte katastrofike me 49 për qind të fëmijëve që kanë lënë shkollën dhe sistemi shëndetësor po përjeton një kolaps total”, thuhej në raportin e OKB-së./trt/kohaislame