Me shumë negativitet disa nga mediet dhe qarqe të caktuara merren sot me parinë fetare respektivisht imamët e këtyre trojeve.
Besoj që është koha për t’u ndalur pak e për të reflektuar mbi heronjtë e vërtetë të shoqërisë e të cilët veprojnë duke qenë shpesh pa përkrahje apo me përkrahje simbolike nga shoqëria edhe pse po kjo shoqëri e din rëndësinë dhe kontributin e tyre në jetën e tyre.
Çfarë bënë Imami modest i komunitetit tënd?
– Përveç se i udhëheqin namazet ditore, mbajtjen e hytbeve, ligjëratave javore dhe namazeve për të vdekurit, imamët kryejnë edhe angazhime tjera:
* Ata mund t’u kenë mësuar juve dhe shumë të tjerëve bazat e besimit, marrjen e abdesit, lutjen dhe namazin apo leximin e Kuranit,
* Ata janë gjithmonë të gatshëm për t’u përgjigjur pyetjeve rreth Islamit,
* Ata u kanë këshilluar juve apo fëmijët e tuaj, derisa po kalonit nëpër sfidat e jetës dhe nëpër çështje të vështira,
* Ata ju kanë këshilluar kur gjërat u përkeqësuan mes juve dhe bashkëshortëve tuaj,
* Ata udhëheqin komunitetin në kohë të krizave,
* Ata pajtojnë familjet që kanë probleme hasmërie/gjakmarrjeje,
* Ata ndërmjetësojnë në konfliktet pronësore,
* Vizitojnë burgjet dhe spitalet,
* Ata prezantojnë komunitetin në takimet ndërfetare,
* Ata prezantojnë Islamin në media,
* Kur politika merr drejtim jo të duhur, imamët bëjnë pajtim mes palëve të kundërta,
* Disa nga angazhimet që imamët tanë bëjnë, duke përkrahur shoqërinë dhe duke e sakrifikuar edhe kohën për familjet e tyre,
* Të gjitha këto bëhen pa asnjë lloj mirënjohjeje apo vëmendjeje dhe shumë shpesh me paga shumë të ulëta, dhe
* Ata gjithmonë kanë qenë aty për ju, por shumë nga njerëzit ndoshta nuk e kanë vërejtur këtë angazhim.
Me respekt
Armend I Haxhiu