Organizata e Bashkëpunimit Islamik e cila po mban një samit të jashtëzakonshëm në Turqi ka lëshuar një deklaratë në të cilën i bën thirrje gjithë botës që të njohë Kudsin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës nën pushtim.
“Kundërshtojmë dhe e dënojmë në mënyrën më të fortë vendimin e presidentit amerikan. Në rast se KS-OKB nuk vepron në lidhje me Kudsin, jemi të gatshëm ta dërgojmë këtë shkelje në AP-OKB”, theksohet ndër të tjera në deklaratën e OBI-së.