-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Receta për bakllava

Më të lexuarat

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera.

Bakllavaja është karakteristike e kushinëz së Azisë Qendrore e Jugperëndimore dhe e të gjitha shteteve që kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Otomane.

Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Përbërësit për Bakllava
Përbërësit për brumin :

1 kg miell
4 të verdha veze
2 gota ujë të vakët
1 filxhan vaj ulliri
1/2 lugë kafeje kripë
pak niseshte

Përbërësit për mbushjen :

1 kg arra të qëruara
500 gr gjalpë i shkrirë
Përbërësit për sherbetin :

2 kg sheqer
1 l e 700 ml ujë
1 limon

Përgatitja e brumit :

Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, filxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë.

Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme.

Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë.

Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë. Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak./gatuaj.net

Vendosja e petëve në tavë :

Pasi petët janë tharë pak i marrim dhe i vendosim nje e nga nje ne nje tave te lyer me gjalpe .
Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.ë e nga një në një tavë të lyer me gjalpë.

Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 100°C përreth 2 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngrejmë temperaturën e furrës në 150°C./gatuaj.net

Përgatitja e sherbetit

Në një tenxhere të thellë hedhim sheqerin dhe ujin. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.

Përgatitja përfundimtare

Pasi bakllavaja është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë. E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa./gatuaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit