3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

SHBA: Ende qetësi pavarësisht afrimit të rrezikut për falimetim

Më të lexuarat

Ende nuk dihet kur do të arrihet ujdia në debatin për buxhetin amerikan. Megjithëse konflikti rrezikon që superfuqia amerikane të jetë formalisht e paaftë për të paguar, ekspertët besojnë në kapërcimin e krizës.

“Paaftësia e amerikanëve për të paguar do të ishte një tërmet i fortë për tregjet globale financiare”, thotë Andrew Bosomworth, drejtues i shoqërisë së investimeve Pimco në Gjermani. “Obligacionet shtetërore amerikane konsiderohen ndër më të sigurtat e botës. Në rast ky besim tronditet, atëherë kjo nënkupton përmbysjen e tregjeve të kapitalit.” Pasoja do të ishte një krizë financiare globale. “Tregjet e aksioneve dhe pensioneve do të merrnin të tatëpjetën, ndërsa vlera e dollarit jashtë do të binte”, profetizon Bosmworth.
Pimco është pjesë e koncernit Allianz dhe bën pjesë tek investorët më të rëndësishëm botërorë të obligacioneve. Sipas ekspertit, Pimco ka investuar rreth 1.500 miliardë euro për klientët e tij në të gjithë botën. Në degën e Gjermanisë të drejtaur prej tij investimet llogariten në 220 miliardë euro.

Dita kritike
Në tregjet e kapitalit është rritur pasiguria që nga fillimi i pezullimit të buxhetit në fillim të tetorit, thotë eksperti, Bosomworth. Më 17 tetor borxhet e SHBA-së arrijnë atë limit kritik, ngritja e të cilit mund të bëhet vetëm me miratimin e republikanëve. Po qe se demokratët dhe republikanët nuk bien dakord, atëherë SHBA-ja do të ishte e paaftë për të paguar. Megjithatë dita kritike, 17 tetori mund të shtyhej edhe pak më tej. “Ka raportime, sipas të cilave qeveria posedon 30 miliardë dollarë për likuidim. Po qe se kjo qëndron, atëherë shteti amerikan ka para edhe për 10 ditë të tjera”, analizon Bosomworth.
Obama përballë rezistencës së republikanëve Obama përballë rezistencës së republikanëve
Gjasa që bota të zhytet në një krizë financiare i shërben republikanëve si skenar kërcënimi në debatin me presidentin amerikan, Barack Obama. “Megjithatë unë kam besim se të dyja palët do të bien në ujdi. Ndoshta edhe pas 17 tetorit, por para se të bëhet realitet falimentimi.”

Heshtja e agjencive të vlerësimit të riskut financiar
Edhe pjesa tjetër e botës financiare duket se e vlerëson kështu gjendjen. Tregjet e aksioneve dhe ato të obligacioneve reagojnë me pasiguri, por jo me panik. Agjencitë e mëdha të vlerësimit të riskut financiar madje as nuk e kanë konsideruar të nevojshme që ta ulin koefiçientin e bonitetin e Shteteve të Bashkuara. Jens Boysen-Hogrefe nga Instituti i Ekonomisë Botërore në Kiel nuk sheh ndonjë arsye për uljen e bonitetit. “SHBA nuk ndodhen në rececion të thellë, ky vend ka mundësi shumë të mira për ta menaxhuar këtë situatë kaq specifike politiko-financiare. Borxhet e tyre janë në dollarë, dhe ata kanë një Bankë Qendrore të gatshme për ndihmë në rast nevoje.”
Me fjalë të tjera: Nuk ka arsye ekonomike për ndryshime në vlerësimin e kapacitetit financiar të Shteteve të Bashkuara, ato janë vetëm politike. Drejtuesi i Pimco-s, Bosomworth megjithatë është i mendimit se kur vjen puna tek SHBA-ja, agjencitë e vlerësimit të riskut financiar e mbyllin një sy. “Po qe se do të kishte një grindje të tillë buxhetore në Europë, do të dëgjoheshin shumë më fort këmbanat e alarmit”, kritikon Bosmworth.
Pushim i detyruar – në Amerikë pezullohet aktiviteti i shtetit Pushim i detyruar – në Amerikë pezullohet aktiviteti i shtetit

Telefonatë e pakëndshme
Por këmbanat e alarmit bien fort diku tjetër – në Pekin apo Tokio. Kina dhe Japonia janë ndër investorët më të mëdhenj në obligacionet shtetërore amerikane dhe financojnë kështu borxhet amerikane. Ato nuk do ta shohin duarlidhur matjen e forcave politike në SHBA, pasi kjo grindje rrezikon investimet e tyre. “E vetmja telefonatë që vërtet nuk do ta bëjë ministri i Financave të Shteteve të Bashkuara do të jetë ajo me Pekinin, në rast se sekretari kinez i Shtetit e njofton se Kina do të shesë rezervat e saj të dollarit.”
Kjo nuk do të ndodhë aq shpejt, pasi një hap i tillë i nxituar do të sillte humbje edhe tek kreditdhënësit. Por me këtë rriten shumë gjasat që Kina dhe Japonia në të ardhmen t’i investojnë paratë e tyre diku tjetër. Në fund të fundit, Kinës dhe Japonisë i mbeten dy mundësi, beson Bosomworth. “Këto vende ose do ta rrisin valutën e tyre, ose do ta kalojnë atë në valuta të tjera si euroja.”/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit