Po e shikoj ne Tv Shenja tani emisionin per rastin Monstra dhe bashke me djalin tim po na dalin lot kur degjoj perjetimet e dhimbshne te te burgosurve. I ftoj ta ndjekin kete emision edhe udheheqesit, anetaret dhe votuesit e BDI-se dhe ta shohin se cfare ka ndodhur gjate qeverisjes se tyre bashke me VMRO-ne. Le ta kuptojne pse une, Milikije Halimi, Muhamed Zeqiri dhe shume shqiptare te tjere u anetaresuam ne LSDM. E keqja juaj qe nga viti 2008 bashke me VMRO-DPMNE na beri bashke ne LSDM dhe krenohem kur e shoh se partia ime i dha fubd vuajtjes qe ju ua shkaktuat ketyre shqiptareve te pafajshem. Ju keni qene bashke me VMRO-DPMNE dhe me e pakta qe mund te beni eshte te heshtni sot dhe mos nxjerni Artan Gruba qe te tentojne te marin meritat per lirimin e tyre. Por, ne vend te kesaj mendoni mire per denimin qe do t’ju vije nga Zoti dhe drejtesia ligjore qe po e instalojme ne. Ju nuk keni asnje merite per lirimin e tyre, ani se jeni ne Qeveri me ne. Ju jeni vetem numra ne kete Qeveri dhe jeni aty per shkak se populli ju detyroi te vini me ne. Zv ministri juaj ishte prane Jankullovskes dhe zgerdhihej kur u arrestuan, Bujar Osmani i mbronte kur u zhduken, ju te gjithe genjyet shqiptaret me FBI dhe hetime nderkombetare. Ne jemi FBI per ju dhe per rregjimin te cilit i keni takuar dhe ne do t’i zbardhim te gjitha keto raste dhe do t’i nxijme te gjithe ata qe ua nxijne jeten qytetareve te Maqedonise dhe vecanerisht shqiptareve me procese te montuara. Ne “pak” shqiptaret e LSDM-se do ta zbulojme dhe krimin me te fshehte qe e keni bere ne ato vite./
Hadi Osmani