Periudha pas DAESH-it, pas Esadit në Siri duhet të jetë arsye për festime të popullit sirian dhe miliona refugjatëve dhe jo fillimi i një aventure të re me një kosto të lartë e shfaqjeve të fuqisë gjeopolitike.
Tani që DAESH-i ka pësuar disfatë në Siri, a do të ndalë qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështetjen ndaj Partisë Bashkimi Demokratik (PYD) dhe krahut të saj të armatosur Bashkimi i Mbrojtjes së Popullit (YPG), bashkëpunëtorët e PKK në vend (zgjatimi i PKK-së në Siri)? Kjo pyetje u diskutua gjatë një telefonate në 24 nëntor midis Presidentit, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Amerikës, Donald Trump. Përgjigja e Trumpit ishte afirmative, ndërkohë që shtoi se mbështetja e madhe ushtarake e Amerikës ndaj YPG-së duhet të kishte përfunduar më parë. Deklarata kontradiktore erdhi vetëm pak ditë më vonë nga Pentagoni. Çfarë nënkuptojnë të gjitha këto për Sirinë, Turqinë dhe marrëdhëniet turko-amerikane?
Deklaratat kontradiktore që vijnë nga Uashingtoni tregojnë mospërputhjet brenda administratës aktuale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dikush mund të supozojë se fjala e presidentit është përfundimtare dhe duhet të ndiqet me përpikëri nga institucionet përkatëse. Pritshmëria e Ankarasë nga Uashingtoni është që ti japë fund mbështetjes ushtarake, financiare dhe politike ndaj degëve siriane të PKK-së pas disfatës së DAESH-it në Rakka dhe pjesën tjetër të Sirisë. Krahas këtyre, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i janë shprehur në mënyrë të përsëritur autoriteteve turke se marrëdhëniet e tyre me PYD-në dhe YPG-në janë ” transaksionale dhe të përkohshme” dhe se armët që u janë dhënë atyre do të rimerren.
Politika e SHBA-së për të mbështetur një grup me lidhje terroriste në Siri nuk përputhet me pretendimin se ky grup është fuqia më efektive në luftën kundër DAESH-it. Për të bërë legjitime këtë pretendim, mediat e SHBA-së, brenda dy vjetësh bënë lajme të shumta ku zinin vend edhe fotografitë e luftëtareve femra në radhët e YPG-së. Shumica e këtyre raporteve kanë zbardhur krimet e PKK-së dhe YPG-së, duke përfshirë shtypjen e popullsisë lokale, si kurdët ashtu edhe arabët, emigracionin e detyruar të vendasve, ndryshimet demografike, përdorimin e fëmijëve si ushtarë, shkatërrimin e fshatrave, mbylljen e partive politike opozitare si dhe zyrat dhe mediat e tyre, si dhe krime të tjera të shumta të pallogaritshme. Madje për më tepër për të propaganduar tek perëndimorët terrorizmin e PKK-së ata përdorën imazhet e grave (terroriste), një instrument i dobishëm për të shitur propagandë tek audiencat perëndimore, por një fyerje ndaj trupit dhe personalitetit të femrës. Ndër ironitë e shumta të kësaj politike, më spikatësja është: ‘Kjo organizatë terroriste, është një organizatë marksiste-leniniste që kërkon autonomi dhe pavarësi eventuale në Siri” ndërkohë që kjo organizatë terroriste lufton kundër Turqisë, vendi më aleat i Amerikës në Siri dhe me rëndësi kyçe për të.
Pretendimi se YPG-ja është forca më efektive kundër DAESH-it nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ia kishin dhënë këtë mbështetje një grupi tjetër, për shembull Ushtrisë së Lirë Siriane, turkmenëve ose kurdëve, por jo PKK-së, ata do të ishin forca më efektive dhe do të bënin një goditje të madhe ndaj DAESH-it pa shkaktuar probleme të sigurisë për vendet fqinje. Por në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën poshtë grupet e tjera opozitare dhe vendosën të punonin me një grup terrorist marksist-leninist dhe një grup terrorist nacionalist-separatist.
Kjo është një çështje serioze si për integritetin territorial të Sirisë ashtu edhe për sigurinë kombëtare të Turqisë. A do të jetë në gjendje Amerika të çarmatosë dhe kontrollojë YPG-në pas disfatës së DAESH-it dhe a do të mund të garantojë angazhimin e tyre (organizatës terroriste) ndaj unitetit politik dhe integritetit territorial të Sirisë? Kjo nuk duket aspak e mundur, sepse po aq sa e përdor Amerika PYD-në dhe YPG-në për qëllimet e saj, aq e përdorin edhe PYD-ja dhe YPG-ja qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për interesat e tyre.
Për sa i përket kundërshtimit të Turqisë ndaj kësaj politike, është absolutisht legjitime, sepse çdo mbështetje e dhënë për PYD-në dhe YPG-në është mbështetje direkt ose indirekt ndaj PKK-së dhe ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë. Çdo armë dhe plumb i dërguar YPG-së është një hap i hedhur për të zgjatur jetën e PKK-së.
Tani që DAESH-i ka pësuar disfatë në Siri, administrata e SHBA është e detyruar ti japë fund angazhimit të saj me PYD-në dhe YPG-në dhe duhet të përqendrohet në sigurimin e unitetit politik dhe integritetit territorial të Sirisë nën ombrellën e bisedimeve të paqes së Gjenevës dhe Astana-s. Ashtu siç thanë grupet e opozitës siriane në Riad më 22 nëntor, Beshar Esad, si pjesë e procesit të tranzicionit politik duhet të largohet, sepse ai nuk është një person që mund të sigurojë unitetin dhe stabilitetin e Sirisë. Edhe pse Irani dhe Rusia e shohin Esadin si aleatin e tyre më të mirë, ata duhet të kuptojnë se interesat e tyre në Siri nuk do të realizohen me Esadin në pushtet.
Por tani ka një çështje tjetër më të madhe dhe më serioze. Në Sirinë e pas-DAESH-it, një lojë e re e energjisë po shpërthen me vendet që konkurrojnë për fitime strategjike dhe territoriale në Siri. Rusia dhe Irani dëshirojnë të sigurojnë ndikimin e tyre në Siri duke e mbajtur Esadin në pushtet ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgatitin qëndrimin e tyre në lindje të Eufratit si një kundërpeshë kundër tyre (Rusisë dhe Iaranit). Por kjo do të shkaktojë vetëm konflikte të reja dhe paqëndrueshmëri në Siri dhe më gjerë. Përleshje për Sirinë ka shumë të ngjarë të shkaktojë tensione të mëtejshme etnike dhe sektare, të shkatërrojë Sirinë dhe të hedhin themelet për valën e ardhshme të kërcënimeve të mundshme të sigurisë.
Në vend të kësaj, të gjitha vendet duhet të përqendrohen në tranzicionin politik dhe dorëzimin e shtetit dhe territoreve siriane tek pronarët e tyre të ligjshëm, pra popullit sirian. Është në interesin më të mirë të të gjitha palëve të interesuara që të punojnë drejt unitetit politik, tranzicionit dhe stabilitetit me vetë popullin sirian. Duke e kthyer Sirinë në një fushë tjetër të fuqisë së madhe, nuk do të përfitojnë askënd. Post-Daesh, Siria pas Asadit duhet të jetë një shkak për festimin e popullit sirian dhe miliona refugjatëve sesa një tjetër aventurë në muskujt e shtrenjtë gjeopolitikë.
Periudha pas DAESH-it, pas Esadit në Siri duhet të jetë arsye për festime të popullit sirian dhe miliona refugjatëve dhe jo fillimi i një aventure të re me një kosto të lartë e shfaqjeve të fuqisë gjeopolitike.