4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

NATO deklaratë rreth planit të SHBA-ve për “Jerusalemin”

Më të lexuarat

BRUKSEL (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me planin e SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit tha se “Në çështje të tilla shtetet kanë autoritetin e vendimmarrjes. E respektoj këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg pas takimit të Komisionit NATO-Gjeorgji, që u mbajt në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, dha deklaratë për media dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Lidhur me planin e SHBA-ve për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, Stoltenberg tha se “Në çështje të tilla shtetet kanë autoritetin e vendimmarrjes. E respektoj këtë. Presidenti (Donald) Trump sot tregoi se do të mbajë një fjalim. Ky fjalim nuk u mbajt ende. Pra mendoj se është herët të komentosh për një fjalim që ende nuk është bërë”.

Stoltenberg u shpreh se NATO nuk është pjesë e Procesit të Paqes në Lindjen e Mesme, por që të gjitha shtetet anëtare të aleancës po mbështesin përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për problemin në këtë rajon.

“NATO mbështetje të fortë për Gjeorgjinë”

Duke shprehur mirënjohjen e NATO-s për kontributet e Gjeorgjisë për sigurinë Euro-Atlantike, Stoltenberg tha se Gjeorgjia është shteti i cili kontribuon më së shumti në operacionet e trajnimit në Afganistan, në mesin e partnerëve të NATO-s të cilët nuk janë anëtarë të kësaj aleance.

Duke vënë në dukje se NATO i jep rëndësi të madhe integritetit territorial dhe sigurisë së Gjeorgjisë, Stoltenberg tha se “Jemi të shqetësuar për marrëdhëniet e thella të Rusisë me rajonet Abhazia dhe Osetia Jugore të Rusisë. I bëjmë thirrje Rusisë që të heq dorë nga njohja e këtyre rajoneve dhe të dalë nga tokat e Gjeorgjisë”. “NATO ofton mbështetje të fortë për Gjeorgjinë”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit