15.7 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Vatikani: Zhvendosja e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem rrezikon paqen në botë

Më të lexuarat

“Zhvendosja e ambasadës në Jerusalem do të vë në rrezik të madh paqen dhe stabilitetin e botës. Realizimi i një hapi të tillë nënkupton vdekje të zgjidhjes me dy shtete dhe procesit paqësor”, tha Parolin

 

RAMALLAH (AA) – Kryegjykatësi i Palestinës Mahmoud al-Habbash sot bisedoi me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë në Vatikan, kardinalin Pietro Parolin në lidhje me planet e SHBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Habbash dhe Parolin biseduan për planin e SHBA-së, dhe u dakorduan se një vendim i tillë është i papranueshëm.

“Miliarda muslimanë dhe të krishterë në botë Jerusalemin e shohin si pjesë të fesë së tyre. Të gjithë këta njerëz kundërshtojnë çfarë do qoftë ndryshime politike apo demografike të Jerusalemit”, ka thënë Habbash.

Kardinali Parolin theksoi se për Vatikanin është e papranueshme zhvendosja e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem dhe njohja e saj si kryeqytet i Izraelit.

“Zhvendosja e ambasadës në Jerusalem do të sjellë paqën dhe stabilitetin e botës para një rreziku të madh. Realizimi i një hapi të tillë nënkupton vdekje të zgjidhjes me dy shtete dhe procesit paqësor”, theksoi Parolin.

Duke treguar për rrezikun e lojës me strukturën e Jerusalemit, Parolin porositi se “Vatikani plotësisht mbështet administratën palestineze me në krye Mahmud Abbasin”.

Vatikani në maj të vitit 2015 zyrtarisht e njohu shtetin e Palestinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit