9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Yıldırım: Plani i Trumpit për Jerusalemin është i paligjshëm

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha të mërkurën se plani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është “i paligjshëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan, Donald Trump, do ta njohë zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do të fillojë përgatitjet për të zhvendosur ambasadën e SHBA-ve në këtë qytet, thanë të martën vonë tre zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Seul me homologun e tij të Koresë së Jugut, Lee Nak-Yeon, Yıldırım tha, “Në një mënyrë ose tjetër, të dyja situatat do të ishin vendime të paligjshme dhe do t’i bënin problemet ekzistuese në rajon edhe më të pazgjidhshme”.

“Jerusalemi është temë shumë delikate në botën e Islamit. Pritja jonë më e madhe dhe shpresa është të mos ndërmerret një gjë e tillë. Implikimet, hapat e gabuar në këtë drejtim do të sillnin pasoja të pakthyeshme”, tha kryeministri turk.

“Së bashku me gjithë botën muslimane, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve palestinezë në çështjen e tyre të justifikueshme, ashtu siç kemi bërë deri më sot”, shtoi Yıldırım.

Jerusalemi mbetet në thelb të problemit Izrael-Palestinë, ku palestinezët shpresojnë që Jerusalemi Lindor, i cili është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, Trump premtoi në mënyrë të përsëritur se ta zhvendoste ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit