19.6 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Bozdag: Jerusalemi është vija e kuqe, plani i SHBA-ve do të ishte katastrofal

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëvendës-kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë Bekir Bozdag deklaroi se njohja amerikane e Jerusalemit si kryqytet i Izraelit do të ishte një katastrofë, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozdag përmes rrjetit social Twitter u përqendrua në planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që ambasadën ta zhvendosin nga Tel Avivi në Jerusalem dhe në këtë mënyrë ta njohin këtë qytet si kryeqytet të Izraelit.

Bozdag theksoi se Jerusalemi, pas Mekës dhe Medinës, është qyteti i tretë të cilit muslimanët i japin rëndësi të madhe, se ky qytet ka qenë kibleja e parë (drejtimi në të cilin muslimanët kthehen për lutje).

“Jerusalemi përfaqëson nderin dhe dinjitetin e muslimanëve. Jerusalemi është një temë që ka të bëjë jo vetëm me palestinezët, por me të gjithë muslimanët. Jerusalemi është çelësi i paqës në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën, ai është vija e kuqe për muslimanët. Statusi i Jerusalemit është i garantuar me marrëveshjet ndërkombëtare”, porositi Bozdag.

Ai po ashtu theksoi se mbrojtja e statusit të Jerusalemit është detyrë e Kombeve të Bashkuara, vendeve anëtare të OKB-së, botës islame dhe të gjithë muslimanëve në botë.

“Njohja e Jerusalemit si kryeqytet do të shkatërronte procesin paqësor që zhvillohet me vështirësi të mëdha, do të hapte dyert e trazirave, krizave, kaosit dhe përleshjeve të mëdha, do të prodhonte negativitete të paparashikueshme. Me pak fjalë, njohja e Jerusalemit si kryeqytet për të gjithë ne do të ishte një katastrofë e madhe”, porositi Bozdag.

Ai po ashtu porositi se hapi i njohjes së Jerusalemit si kryeqytet do të ishte mohim i faktit historik, do të ishte “padrejtësi e madhe, dhunë, jotolerancë, iracionalitet, çmenduri, hedhja e rajonit dhe botës në flakë për të cilën nuk dihet kur do të mund të fiket”.

Në këtë kontekst, Bozdag bëri thirrje për secilin në sjellje të përgjegjshme, respektimin e marrëveshjes, ndërmarrjen e hapave racional, kufizimin e futjes së botës në rrezik për shkak të politikës së brendshme dhe arsyeve të tjera. Bozdag u bëri thirrje muslimanëve dhe botës islame që të ruajnë nderin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit