-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në SHBA, çdo i dhjeti i burgosur i dënuar me burgim të përjetshëm

Më të lexuarat

Numri i të burgosurve që janë duke vuajtur dënimin pasi janë dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara është katërfishuar që nga viti 1984. Sipas një studimi të bërë nga Sentencing Project, këta të burgosur aktualisht përbëjnë më shumë se 10 për qind të popullatës së burgjeve.

Sipas kësaj qendre që merret me studimin e botës së burgjeve, dhe e cila militon për një reformim të drejtësisë penale në Shtetet e Bashkuara, më 2012 afro 160.000 të burgosur ishin duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm, pra 10,6% e 1.5 milion personave që gjenden në burgjet amerikane.

Numri i tyre është shumëzuar me katër që nga 1984, vit referimi sa i përket regjistrimit të popullatës së burgjeve në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, ai është në rritje për afër 12% që nga viti 2008.

Ndër të dënuar me burgim të përjetshëm, afro gjysma janë nga komuniteti afrikano-amerikan, e më pak se një e treta të bardhë.

Në mesin e arsyeve që shpjegojnë numrin e dënimeve me burg të përjetshëm, Sentencing Project thotë se drejtësia është mësuar të shpallë këso dënimesh gjatë moratoriumit mbi dënimin me vdekje, në fuqi nga 1972 deri më 1976.

Futja e dënimeve “më të buta” dhe ligjet e miratuara në këtë drejtim në vitet 1980 dhe 1990 për t’u përballur me rritjen e kriminalitetit dhe dhunën që ndërlidhet me trafikun e drogës janë faktorët e tjerë shpjegues.

Sipas të dhënave të cituara nga “Attorney General” (ministri i Drejtësisë), Eric Holder, i cili në gusht ka publikuar një reformë që synon të zbutë efektin e dënimeve “më të buta” për ta lehtësuar presionin në burgje, Shtetet e Bashkuara përbëjnë mezi 5% të popullatës botërore, por çerekun e popullatës së burgjeve në shkallë planeti.

Sipas Sentencing Project dhe organizatave të tjera, sikur Qendra Ndërkombëtare për Studime rreth Burgjeve, me seli në Londër, Shtetet e Bashkuara janë vendi ku numri i të burgosurve në raport me popullatën e përgjithshme është më i larti në botë. (Reuters)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit