-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipt: Konfiskohet pasuria e Vëllazërisë

Më të lexuarat

Qeveria egjiptiane do të konfiskojë të gjithë pronat dhe asetet e Vëllazërisë Muslimane, partisë politike më të madhe të vendit të nxjerrë jashtë ligjit më parë gjatë shtatorit.

Konfiskimet do të shtrihen edhe përtej aseteve zyrtare të Vëllazërisë, duke goditur edhe aktivitetet tjera që ajo financon, përfshi spitalet, shkollat dhe aktivitetet humanitare.

Vendimi për të nxjerrë jashtë ligjit u mor pasi gjykata e konsideroi Vëllazërinë Muslimane fajtore për të gjithë gjakderdhjen e ndodhur në vend pas rrëzimit nga ushtria të presidentit legjitim Mohammed Morsi.

I zgjedhur me votë, Morsi u rrëzua në korrik si rezultat i disa javë protestave kundër tij.

Megjithatë, në manifestimet që mbështetësit e Vëllazërisë realizuan në qytetet kryesore të vendit, disa qindra persona humbën jetën në përballjet e dhunshme me forcat policore, pasi që ushtria egjiptiane e udhëhequr nga Gjeneral Sisi kishte kaluar cdo kufi të përdorimit të dhunës duke vrarë protestues të pafajshëm

Hani Mahanna, zëdhënësi i Ministrisë së Solidaritetit Shoqëror, përgjegjëse për vendosjen e këtij sanksioni, deklaroi se kabineti ka formuar një komitetet hetimor për të zbuluar të gjithë asetet dhe financimet e Vëllazërisë. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit