3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sa shpesh duhet t’i pastroni jastëkët dhe gjësendet tjera shtëpiake

Më të lexuarat

Sa e pastër është shtëpia juaj? Mundësitë janë se është më e papastër se ç’mendoni.

Kjo sepse ‘Good Housekeeping’ ka zbuluar një listë me gjërat befasuese të cilat duhet t’i pastrojmë rregullisht, duke përfshirë edhe jastëkët.

Përveç jastëkëve, ka edhe një numër tjetër të madh të gjësendeve të cilat duhet të pastrohen rregullisht, e që juve as që iu ka shkuar në mendje.

Kur është fjala për dhomën e fjetjes, ekspertët rekomandojnë t’i pastroni çarçafët çdo javë, ndërsa jastëkët duhet të pastrohen çdo tre deri në gjashtë muaj.

Sa i përket gardërobës, në mënyrë aspak befasuese, ekspertët bëjnë të ditur se të brendshmet duhet t’i pastroni çdo ditë.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me disa gjësende të zakonshme shtëpiake dhe periudhën se sa shpesh duhet të pastrohen:

– Perdet e dushit: Një herë në muaj

– Mbajtësi i furçave të dhëmbëve: Një herë në javë

– Brusha e makijazhit: Dy herë në javë

– Ulësja e tualetit: Një herë në javë

– Ibriku: Çdo tre muaj

– Frigoriferi: Dy herë në vit

– Rrobalarësi: Çdo muaj

Pra, keni parasysh këto dhe përmbajuni këtyre rregullave nëse nuk dëshironi që bakteret t’jua pushtojnë shtëpinë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit