-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

GP i LDK-së e mbështet ligjin për liri fetare

Më të lexuarat

Deputetja Lirie Kajtazi nga LDK-ja, duke folur rreth projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për liri fetare, deklaroi se Kosova do të respektojë bashkësitë dhe komunitete fetare, dhe të sigurojë që të gjitha grupet e regjistruara të jenë të barabarta para ligjit dhe shtetit.

Ajo tha se projektligji në fjalë do të qartësojë që kompletojnë këtë ligj, si kriteret për regjistrim, qartësimi i nenit 4.3 që rregullon se si bashkësitë kanë të drejtë të themelojnë institucioneve të ndryshme edukative-arsimore.

Kajtazi tha se për shkak të ndjeshmërisë ligji duhet të përcaktojë qartë mënyrën e aktiviteteve këtyre institucioneve edukative-arsimore.

Ajo theksoi se personi që aplikon për bashkësi fetare duhet të jetë shtetas i Kosovës.

“Të gjitha bashkësive fetare duhet t’iu ofrohet e drejta për mbrojtje me Kushtetutë, por pa privilegjuar asnjëri prej tyre”, tha deputetja Kajtazi, duke shtuar se GP i LDK-së e mbështet ligjin për liri fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit