-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Mashtrimi” që i ndodhi plakës për çmimin e barnave për 3 vite!

Më të lexuarat

Ky djalosh është nga qytetit Ajdabia ne Libi. Emri i tij është Faraxh Al Arabi. Çdo muaj një plakë e vizitonte në barnatoren ku ai punonte. Ajo merrte barnat dhe gjithmonë i paguante tek ky djalosh i urtë, i buzëqeshur e plot edukatë, çmimi i barnave i kushtonte plakës 20 dinarë. Plaka sa herë që e takonte atë e përshëndeste me shumë ngrohtësi. Pastaj ndodhi një tragjedi, djaloshi vritet nga një pritë banditësh.

 

Plaka pas një muaji kthehet prape në barnatore dhe i merr porositë e zakonshme. kur i jep shitësit 20 dinarë, ai i thotë se çmimi i barnave është 200 dinarë, dhe se duhet edhe 180 tjerë. Ajo i thotë që të njëjtat barna për 3 vite rresht i merr me 20 dinar prej atij djaloshit tjetër, ku është ai sot? Ai ka vdekur oj loke, Zoti e mëshiroftë. Kur i kontrolluan faturat, e panë se djaloshi kishte paguar për 3 vite me radhë nga 180 dinarë në muaj për barnat e kësaj plake. Pronari i barnatores ka vendosur që kësaj plake ti jepen barnat me çmimin 20 dinarë, që pjesa tjetër prej 180 dinarë të jetë sadaka për shpirtin e djaloshit bujar.

Zoti i Madhnushem e mëshiroftë dhe na mundësoftë edhe neve që të veprojmë punë të mira e të vazhdueshme. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit