Nëse dëshironi të mësoni sa gjuhë e jashtëzakonshme është gjuha arabe, lexoni tekstin në vijim…
Fjalët në gjuhën arabe kryesisht përbëhen nga tre shkronja kyçe. Fjala edeb أَدَب përbëhet nga tre shkronja: أ د ب (hemze’, dal dhe ba)
Nëse ua ndërrojmë vendin këtyre tre shkronjave fitojmë fjalën بَدَأ – beda’ që domethënë ‘të fillosh’. Nga kjo mësojmë se të gjitha punët duhet ‘filluar’ me edeb. Edebi është i pashmangshëm në gjithçka veprojmë.
E pabesueshme, apo jo? Por prisni, bëhet edhe më mirë nga kjo…
Nëse i lëvizim përsëri shkronjat, fitojmë fjalën دأب – (da’b) që do të thotë ‘zakon’. Prandaj, duhet t’i fillojmë të gjitha punët tona me edeb dhe ky duhet të jetë zakoni ynë.
Si besimtarë muslimanë ne duhet të kemi sjellje të mirë dhe ato sjellje duhet të na bëhen shprehi në të gjitha sferat e jetës.
A i shikoni kuptimet e bukura që mund t’i fitojmë vetëm nga tre shkronja arabe!
Autor: Baber Pervez