4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kosovarët në Haxh për vitin 2013

Më të lexuarat

Dje në mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, janë nisur për në Arabinë Saudite besimtarët kosovarë për të kryer Haxhin.

Avioni i parë me 193 besimtarë kosovarë është nisur rreth orës 6:00 të ditës së sotme , i cili tashmë ka arritur në Medinë. Ndërsa pasdite ka udhëtuar edhe një grup me haxhilerë nga Kosova.

Për t’i përcjellë besimtarët tanë, në Aeroport kishin dalë familjarë, miq, përfaqësues të Këshillave të BI Islame dhe përfaqësues të Kryesisë së BIK.
Këtë vit Haxhin do ta kryejnë 800 besimtarë nga Kosova. Kryesia e BIK si çdo herë ka bërë përgatitjet e duhura. Me haxhinjtë tanë në vendet e shenjte do të jenë edhe 37 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësorë që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhilerëve.
Në ditë në vazhdim për në Medinë do të shkojnë edhe dy avion të tjerë me besimtarë, njëri nesër e tjetri pas nesër./BIK/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit