0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Siri, lufta zhvendoset në Damask

Më të lexuarat

Dhjetra të vdekur mendohet se është bilanci i disa shpërthimeve të fuqishme në lagjen Tadamon në jug të kryeqytetit sirian, Damask.

Prej muajsh Tadamon është shndërruar në shesh luftimesh të ashpra mes forcave të opozitës dhe ushtrisë së regjimit por asnjë parë nuk ka mundur të vendosë nën kontroll të plotë këtë zonë.
Luftimet mbërrijnë në ditën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet dhe kryefjala e diskutimeve gjatë punimeve të saj pritet që të jetë pikërisht situata në Siri.
Ndërkohë Agjencia për Parandalimin e Armëve Kimike, me seli në Hagë vazhdon analizimin e informacioneve të dërguara nga Siria për arsenalin e saj të armëve kimike. Kjo agjencia të shtunën njoftoi se kishte marrë të gjithë informacionin e nevojshëm, përfshirë llojin, sasinë dhe vendndodhjet e armëve kimike të Sirisë.
Ndërkohë, presidenti sirian, Bashar al-Assad në një intervistë për një televizion kinez deklaroi se armët kimike janë në vende të sigurta, ndërsa lidhur me sulmin e 21 gushtit ai fajësoi sërish opozitën për të.
Assad tha se vendi i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me ndërkombëtarët për vënien nën kontrollin ndërkombëtar të armëve kimike dhe shkatërimin e tyre, pjesë e marrëveshjes SHBA-Rusi që shmangu sulmin ushtarak të Uashingtonit ndaj Damaskut.
Sipas kësaj marrëveshje, brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, armët kimike të Sirisë duhet të shkatërrohen. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit