1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Pakistan – 33 Të vdekur pas një tërmeti magnitudë 7.8 ballë

Më të lexuarat

Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë tronditi sot një rajon në jugperëndim të Pakistanit, bëri të ditur Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS).

Tërmeti ka shkaktuar deri tani 33 të vdekur.

Tërmeti u lokalizua rreth 100 kilometra nga qyteti Khuzdar, në provincën pakistaneze të Baluçistanit dhe kishte një hipoqendër rreth 15 kilometra thellësi.

Fillimisht sizmologët amerikanë theksuan se tërmeti kishte një magnitudë 7,4 ballë.

“Tërmeti tronditi qytetet e mëdha në jug të Pakistanit, ashtu si në metropolin ekonomik të Karaçit”, theksuan burime mediatike vendase.

Në prill, një tërmet i fuqishëm në lindje të Iranit shkaktoi 41 të vdekur duke përfshirë 40 në një qytet në provincën e Baluçistanit, në kufi me Iranin./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit