8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Egjipt, bijtë e Mursit të brengosur për shëndetin e babait të tyre

Më të lexuarat

KAJRO (AA) – Bijtë e presidentit të larguar me puç ushtarak të Egjiptit, Muhamed Mursi, kanë njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të tyre në burgun Tora në jug të kryeqytetit Kajro është përkeqësuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Edhe përkundër përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait tim i cili gjendet në burg për katër vite e gjysmë, ka një këmbëngulje për të mos i siguruar përkujdesje shëndetësore”, ka deklaruar i biri i madh i Mursit, Ahmed Mursi, përmes rrjetit social Facebook.

Nga ana tjetër, i biri i vogël, Abdullah Mursi, ka theksuar se sëmundja e diabetit është duke avancuar te babai i tij, prandaj ka nevojë të transferohet në spital për operim për shkak të problemeve të të pamurit në syrin e majtë.

Ndryshe, në seancën e djeshme gjyqësore të lëndës që njihet si “bastisja e burgjeve”, dha vendimin që Mursi të kalojë në kontroll mjekësor me ndihmën e mjekut ligjor dhe që në seancën që do të mbahet më 10 dhjetor të paraqitet një raport gjithëpërfshirës.

Në ndërkohë, kreu i trupit mbrojtës të Mursit, Abdulmumin Abdulmaksut, për AA ka theksuar se ka rënie të madhe të sheqerit te Mursi dhe se kjo gjendje paraqet rrezik jetësor, duke shtuar se lidhur me këtë do ta informojnë kryeprokurorin Nebil Sadik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit