-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

El Ez’heri ndëshkon profesorët e lidhur me Vëllazërinë

Më të lexuarat

Presidenti I Universitetit Al – Azhar, Osama al- Abd, ka thënë të martën se universiteti i tij do të fillojë marrjen e masave ligjore kundër anëtarëve të stafit, duke përfshirë ata që kanë lidhje me Vëllazërinë Myslimane. Sipas Abd, ata që kishin munguar në puna që nga 30 qershori, kur edhe filluan protestat që kulmuan me përmbysjen e presidentit Muhamed Mursi .

Disa anëtarë të stafit të universiteteve të lidhur me Vëllazërisë Myslimane kanë munguar nga puna që nga 30 qershori, dhe ishin te pranishëm në protestat që u mbajtën në Kajro.
Sipas njoftimit, masat ligjore do të merren ndaj Abdel- Rahman al -bar, dekan i Kolegjit të Shtyllave të fesë në Mansoura ; Ashraf al- Tabie , dekan i Kolegjit të Mjekësisë në Damieta dhe lideri i Vëllazërisë Myslimane Mohamed al- Beltagi , i cili ishte profesor në Kolegjin e Mjekësisë.
Al -Bar kishte qenë në arrati që nga shpërndarja e dhunshme të dy protestave më 14 gusht , ndërsa el – Beltagi u arrestua disa javë më parë dhe tani është në burg .
Ligji 47/ 1978, i cili rregullo marrëdhëniet e punës në institucionet shtetërore , përcakton se profesorëve të universitetit duhet tu konfiskohet pagat e tyre nëse ata mungojnë nga puna për një muaj të tërë.
Nëse mungon nga puna për muajin e dytë radhazi, profesorëve duhet t’i jepet një paralajmërim për shkarkimin, në përputhje me ligjin.
Në rast se ata janë të mungojë për një periudhë gjashtë mujore,i njëjti ligj përcakton që profesorët duhet të pushohen nga puna – pa ndonjë arbitrazh ligjor.
Kreu I Ezherit, universitet I cili konsiderohet si institucioni kryesor për mësimin e Islamit, mbështeti largimin e Mursit, presidenti I parë egjiptian I zgjedhur me vota të lira. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit