-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjysma e universiteteve amerikane do të jenë në krizë pas 10-15 vitesh

Më të lexuarat

Rreth 4000 është numri i kolegjeve dhe universiteteve sot në Amerikë. Por Clayton Christensen, një profesor i HBS, thotë se shumë prej tyre do të jenë pranë falimentit në vitet në vijim.

Ai është i njohur për teorinë e tij “the theory of disruptive innovation” në librin “The Innovator’s Dilemma,” botim i vitit 1997. Që atëherë, ai e ka përdorur këtë teori në shumë industri, duke përfshirë edhe edukimin dhe shkollimin.

Në librin e tij më të fundit “The Innovative University,” ai dhe bashkë-autori Henry Eyring, ata analizojnë të ardhmen e universiteteve tradicionale. Ata analizojnë se edukimi online do të jetë më i leverdisshëm nga ana financiare dhe kjo do të çojë në rishikimin e modelit të biznesit të universiteteve tradicionale. Kjo do të çojë shumë universitete amerikane, që të mbyllin dyert.

Në konferencën “Innovation + Disruption Symposium in Higher Education” të zhvilluar në Maj 2017, Christensen parashikoi se 50% e 4000 shkollave amerikane, do të falimentojnë në 10-15 vitet që vijnë.

Ai nuk është i vetëm në këtë parashikim. “U.S. Department of Education and Moody’s Investors Service,” projekton se në vitet që vijnë, mbyllja e universiteteve dhe kolegjeve të vogla do të trefishohet. Nga ana tjetër, do të dyfishohen bashkimet.

Por, Christensen shpreh se ka diçka të cilën universitetet online nuk do mund ta zëvendësojnë. Në kërkimin e tij shkencor, ai thotë se alumnit më të suksesshëm të tij, dhanë vlerësime më të larta për shkollën për shkak se një ose më shumë prej profesorëve të tyre, i inspiruan ata.

 

“Lidhja e tyre nuk ishte disiplina dhe as shkolla.” – shprehet ai. “Ishte personi brenda institucionit që ndryshoi jetën e tyre. Ndoshta gjëja më me vlerë që ne bëjmë për studentët tanë, është aftësia që ti ndryshojmë jetën. Nuk është ende e qartë nëse kjo gjë mund të përçahet.”

Burimi: CNBC

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit