3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Historitë më të bukura që mund t’ua tregoni fëmijëve tuaj

Më të lexuarat

Një zë dëgjohet nga retë

Ibrahimi po vështronte me vëmendje perëndimin e diellit nga dritarja e dhomës së tij, ndërkohë që ju kujtua se çi kishte ngjarë gjatë kësaj dite ndaj i foli motrës së tij.

Ibrahimi: Fatime, Fatime.

Fatimja: Po vëlla.

Ibrahimi: Jam tejet i gëzuar, sot kam dhënë sadaka.

Fatimja: Porse kërkohet që të mos i thuash askujt për një gjë të tillë, në mënyrë që Allahu ta shumëfishoj shpërblimin, sepse Allahu e do të që jep sadaka në fshehtësi.

Ibrahimi: Por Allahu na do kur ne i kryejmë veprat e mira dhe nuk i fshehim ato.

Fatimja: Kjo është e vërtetë, por cili është shkaku që ta thuash atë para njerëzve, ndërkohë që ti veprën e mirë e kryen përpara Allahut?

Ibrahimi: Po e vërtetë, përse ta shpreh atë para njerëzve ndërkohë që Allahu më ka parë tek e kam kryer këtë vepër të mirë?

Babai: Selamu alejkum bijtë e mi.

Fëmijët: Alejkum selam babi.

Babai: Çka ndodhur që debatoni me kaq entuziazëm të madh?

Fatimja: Po flisnim rreth sadakasë, vlerës që ajo ka dhe si mund ta kryejmë atë në fshehtësi.

Babai: Meqënëse po flisni për sadakanë do tju tregoj një histori të bukur të cilën ia ka treguar Profeti salallahu alejhi ue selem shokëve të tij.

Njëherë e dikur ka qënë një burrë që po ecte nëpër shkretëtirë, ai kishte humbur rrugën dhe e kishte kapur një etje e madhe.

Ky burrë iu lut Allahut që ta udhëhiqte të gjente rrugën e të mos endej akpma i humbur në shkretëtirë.

Burri: O Zot! Vapa është tejet e madhe e unë jam lodhur nga ecja e nuk po di nga të shkoj, më udhëhiq e më udhëzo o Ti i cili udhëheq ata që janë në mëdyshje, Ti që je udhëzues për atë që i ka humbur udhëzimi; o Ti që je mik për atë që i kanë humbur miqtë; më udhëhiq o Mëshirues.

Babai: Kur pa pritur ky burrë dëgjon një zë që vinte nga reja e thoshte: Ujite kopshtin e Abdullait.

Burri: Vallë nga vjen ky zë? Sa habi, zëri po vjen nga reja që është sipër!

Ibrahimi: Po pse flet reja o babi?

Fatimja: Vërtet, si ka mundësi një gjë e tillë?

Babai: Të gjitha krijesat kanë gjuhën e tyre të veçantë, të gjitha ato e madhërojnë Allahun, porse ne nuk mund ta arrimë që ta kuptojmë mënyrën se si e madhërojnë ato.

Ibrahimi: O babi, po çndodhi më pas?

Babai: Ky burrë po vështronte renë, ndërkohë që ajo filloi të lëshonte shi.

Burri: O Zot! Po bie shi, por ku po zbret vallë ky shi, patjeër duhet të shkoj e ta shoh.

Babai: Dhe ashtu bëri, ai ndoqi renë derisa arriti në një kopësht të bukur në mesin e shkretëtirës, toka e së cilës po lagej nga ky shi.

Burri: Patjetër ky duhet të jetë kopshti që dëgjova nga zëri i habitshëm.

Babai: Kështu ky burrë kyri në kopësht dhe në të gjeti një bujk duke punuar tokën.

Burri: Paqja e Allahut qoftë mbi ju (selamu alejkum).

Bujku: Edhe mbi ju qoftë paqja, bekimi dhe mëshira e Allahut (ue alejke selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu).

Burri: Si ju quajnë juve?

Bujku: Unë quhem Abdullah, por përse pyet për emrin tim?

Burri: Ky është i njëjti emër që dëgjova nga zëri i habitshëm.

Bujku: Zëri i habitshëm! Çështë ky zë?

Burri: Ai është zë të cilin e dëgjova nga reja e cila po lag tokën tënde. Po të kërkoj në emër të Allahut të më tregosh se si vallë ke arritur ta fitosh këtë nder?

Bujku: Meqënëse mu betove në emër të Allahut, atëherë po të lajmëroj.

Një të tretën e prodhimit që marr e jap sadaka për të varfërit, unë dhe familja ime hamë një të tretën e tyre dhe një të tretën e ruaj që ta mbjell sërisht.

Burri: I lartësuar është Allahu! Po si vallë të mjafton ty dhe familjes tënde një e treta e prodhimit, e një të tretën e jep sadaka e tjetrën e mbjell sërisht?! Të lumtë o njeri besimtar për këtë punë kaq të mirë.

Fatimja: Vërtet babi, sa punë e mirë që është ajo.

Ibrahimi: A e pe Fatime se si edhe ai burri i tregoi për sadakanë që jepte.

Babai: Po Ibrahim ashtu është, por mos harro se në këtë histori kishte mësim, se si e udhëzoi Allahu këtë njeri që kishte humbur për tek ky njeri i mirë, i cili jepte sadaka, në mënyrë që ti tregonte vlerën e sadakasë.

Fatimja: Po Babi, sa gjë e bukur është dhënia e sadakasë, qoftë kur jepet në fshehtësi apo edhe në publik, por më mirë është që sadakaja të jepet në fshehtësi, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka lajmëruar për shtatë personat të cilët do ti sigurojë nën hijen e Arshit (Fronit) të tijë ditën e Gjykimit, dhe përmendi prej tyre një burrë i cili jep sadaka në mënyrë të fshehtë aq sa e majta nuk e din se çfarë nxori e djathta. Buhari dhe Muslimi.

Ibrahimi: Po motër, e rëndësishme është që puna të kryhet vetëm për Allahun.

Babai: Ju lumtë bijtë e mi.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Një burrë ishte duke ecur nëpër shkretëtirë, ndërkohë që dëgjon një zë i cili vjen lartë nga retë: Ujite kopështin e filanit. Reja u largua disi dhe e derdhi shiun e saj në një tokë me gurë vullkanikë, e cila e rrodhi ujin në një kopësht tek e cila gjendej një burrë që e shpërndante ujin me kazmën e tij.

Burri i habitur e pyeti: O rob i Allahut! Si të quajnë?

Filan tha ai dhe përmendi emrin që u dëgjua nga reja! Po, pse po më pyet për emrin o njeri?

Unë dëgjova një zë nga reja e cila zbriti shiun e saj në kopshtin tënd që thoshte: shko dhe ujite kopshtin e filanit dhe përmendi emrin tënd. Do më thuash çfar pune bën?

Nëse është sikur thua, atëhere: unë shoh në prodhimin që nxjer ky kopësht dhe një të tretën e tij e jap sadaka, një të tretën e ha unë dhe familja ime dhe një të tretën e mbetur e ruaj për ta mbjellë sërisht në kopësht. Muslimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit