Më poshtë vijon një listë e ushqimeve që përmbajnë yndyrat e shëndetshme në shërbim të uljes së kolesterolit në gjak:
Njohja e yndyrave të shëndetshme është e rëndësishme për shëndetin tonë. Ato që janë të pashëndetshme rrisin nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa yndyrat e shëndetshme bëjnë të kundërtën.
Ja disa nga ushqimet që përmbajnë yndyrat e shëndetshme:
-Peshku
Rekomandohet konsumimi i peshkut dy herë në javë.
-Avokado
Avokado mund të përdoret në disa mënyra. Përgatiteni me sallatë ose në ushqimet e shpejta. Ka efekte pozitive për zemër dhe zbut simptomat e osteoartritit.
Gjysma e një avokadoje mesatare është prej 115 deri 160 kalori.
Farat
Farat e kungujve, lulediellit përmbajnë yndyra që ulin kolesterolin në gjak.
Arrat
Konsumoni në ditë deri 14 arra, 35 kikirikë dhe 15 lajthi.
Vaji i ullirit
Mund ta përdorni në kuzhinë dhe për përgatitjen e sallatave të shijshme. Edhe pse hyn në mesin e ushqimeve të shëndetshme, duhet pasur kujdes për sasinë e përdorur, pasi megjithatë bëhet fjalë për vaj.
Perimet
Perimet e gjelbra si spinaqi kanë yndyra acidike omega-3. Pasi trupi në mënyrë të pavarur nuk mund të prodhojë këtë lloj yndyre, duhet ta konsumojmë përmes rrugës së ushqimit.
Vezët
Një vezë përmban më pak se 5 gramë yndyrë të shëndetshme. Po ashtu janë të pasura me omega-3. /ATSH