Izraeli ka shkatërruar shtatë shtëpi në Jeruzalemin Lindor, duke pretenduar se pronarëve u mungonin licencat e nevojshme të ndërtimit.
Të vendosura në fshatin Al-Zaeem, shtëpitë i përkisnin familjes Al-Saeery dhe strehonin rreth 70 anëtarëve të kësaj familjeje.
Shtëpitë ndodheshin në “Zonën C” të Bregut Perëndimor – dhe janë ndërtuar mbi parcelat e tokës blerë nga familja e Zaeem 40 vjet më parë.
Të martën, Izraeli ka demoluar dy shtëpi të tjera palestineze në Jeruzalemin Lindor. /mszh/kohaislame